Duke
 dashur të jemi në koherencë të plotë me stinën, me shijet tuaja, me atë
 që do të ishte më e përshtatshme për t’u vizituar në një perudhë të 
caktuar të vitit, kemi dëshirë t’ju rekomandojmë një itinerar fare të 
veçantë, i cili në vetvete mbart një përvojë e kënaqësi që nuk mund ta 
merrni askund tjetër, ndonëse është pjesë e një udhëtimi shumë më të 
gjatë. Ajo që do t’ju ofrojmë, është një shëtitje e mrekullueshme në 
itinerarin ujor Koman-Fierzë, ose anasjelltas, përgjatë liqeneve 
artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të 
Shqipërisë, që përveçse na mbajnë gjallë nga ana ekonomike, na dhurojnë 
edhe një copëz të vyer në mozaikun të turizmit natyror shqiptar. 
 Do
 të jetë një përvojë unike përshkimi i këtij segmenti ujor, dhe ajo mund
 të përjetohet vetëm në këtë zonë të Shqipërisë. Liqenet e Fierzës dhe 
Komanit përdoren rëndom edhe për transport udhëtarësh me traget, por 
nëse ky udhëtim shfrytëzohet për turizëm, ai kthehet në një shëtitje të 
paharruar. Ju do të mbeteni pa fjalë nga natyra e mrekullueshme, shpatet
 e veshura me gjelbërim, thyerjet që krijon uji kur futet nëpër 
shkëmbinjtë që dikur ishin shpate luginash e sot janë kthyer në fjorde 
mahnitëse. Ndoshta për banorët vendas që e përshkojnë çdo ditë këtë 
rrugë dhe janë mësuar me panoramat e shpateve të maleve, nuk është 
ndonjë ndjesi e veçantë, por për të gjithë ju që nuk keni patur 
asnjëherë rastin ta vizitoni këtë zonë të natyrës shqiptare, dijeni se 
keni humbur vërtet një përvojë të paharrueshme. Liqeni i Komanit, i cili
 ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës, është formuar nga ujëmbledhësi i
 lumit Drin, ku është ngritur Hidrocentrali i Komanit me 600 mijë 
kw/orë. Liqeni ka sipërfaqe 12 km 2 , gjatësi 34.5 km dhe gjerësi 50-60 
m. Rreth liqenit lartësohen male të pyllëzuara me lartësi 1000-1200 m 
mbi nivelin e detit. Ky rajon, veç vlerës turistike, ruan edhe vlera 
historike. Aty pranë ndodhet fshati Koman, ku është zbuluar një varrezë e
 shekullit 6-8 e.j., e cila lidhet me kulturën e shoqërisë së hershme 
shqiptare.  Mungesa e një organizimi, qoftë prej autoriteteve lokale, 
qoftë prej agjencive turistike, e ka lënë krejtësisht në hije 
shfrytëzimin turistik të kësaj zone me potenciale të fuqishme, që po të 
shfrytëzoheshin edhe në mënyrë të pjesshme, do të ndikonin drejtpërdrejt
 në të ardhurat ekonomike të të gjithë zones. Për t’i ardhur në ndihmë 
turistëve e vendasve, janë vënë në funksionim mjete lundrimi për 
pasagjerë, makina e mallra. Çdo ditë (rreth orës 10) trageti 
Koman-Fierzë-Koman, ofron udhëtime në kushte shumë të mira, që 
lehtësojnë lëvizjen e popullsisë së kësaj zone e të udhëtarëve që duan 
të shkojnë në veri të vendit. Në traget mund të gjeni edhe shërbimin e 
barit dhe ushqim të shpejtë. Natyra e mrekullueshme do t’ju lërë mbresa 
të thella e ju do të doni që udhëtimi juaj të mos mbarojë. Në fakt janë 
rreth 40 km magjepsëse që për rreth 3 orë, që do t’ju lënë me aparat 
fotografik në dorë. Do të duhej të përshkruanim hollësisht çdo detaj, 
një copëz gjelbërimi të zhytur në ujë, një gji të vogël që shfaqet 
papritmas, një kep që del pak më matanë, të gjelbrën mbresëlënëse të 
ujit, pasqyrimin e natyrës që ju gjatë të gjithë kohës e shihni të 
dyzuar, e shumë gjëra të vogla, që në të veçantën e tyre, përbëjnë të 
përbashktën e mahnitshme. Asgjë nuk ka të krahasuar me përvojën e 
jetuar, dhe ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se përshkrimi ynë është 
thjesht një emocion i pjesshëm.

thjesht një emocion i pjesshëm. Në të vërtetë ky itinerar është vetëm 
një pjesë e itinerarit të udhëtimit të gjatë Tiranë-Tropojë, i cili 
kalon nëpër rrugën kombëtare Tiranë-Shkodër, kthen në Bushat aty ku 
lexoni tabelën turistike “Koman”, dhe vazhdon në Mjedë-Vau i 
Dejës-Koman-Fierzë (udhëtimi me traget Koman-Fierzë), pastaj vazhdohet 
për në Bajram Curri.
Në të vërtetë ky itinerar është vetëm 
një pjesë e itinerarit të udhëtimit të gjatë Tiranë-Tropojë, i cili 
kalon nëpër rrugën kombëtare Tiranë-Shkodër, kthen në Bushat aty ku 
lexoni tabelën turistike “Koman”, dhe vazhdon në Mjedë-Vau i 
Dejës-Koman-Fierzë (udhëtimi me traget Koman-Fierzë), pastaj vazhdohet 
për në Bajram Curri.Prej andej mund të zgjidhni në morinë e pafund të destinacioneve të mrekullueshme të Alpeve të Tropojës e në Valbonë (por për këtë destinacion do t’ju flasim më gjatë në një tjetër udhërrëfim).http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/itinerare/item/fierze-koman-mrekullia-e-fjordeve-shqiptare?category_id=2
 
Nessun commento:
Posta un commento