26 luglio 2012

Shembet "Rrapi i Mashkullores" pema më e famshme në Shqiperi, kjo peme ka qene per shqiptaret monument kulture dhe historik.




Rrapi i Mashkullores është pema më e famshme në Shqiperi për shkak të historisë që mbart dhe te kenges se famshme kushtuar luftes se vitit 1908 kunder turqeve nga ceta e drejtuar nga Cerciz dhe Bajo Topulli.
  Por kjo pemë monument natyre dhe monument historik nuk eshte me per shkak se eshte rrezuar plotesisht pasditen e se merkures. Shkak eshte bere era e forte qe ka shkaterruar deget qe kishin nisur te kalbeshin prej vitesh per shkak keqtrajtimit dhe betonizimit te gjithe territorit rreth saj. Pema mitike e lidhur me luftën e Mashkullorës dhe çetën e Çerciz Topullit, po rrëzonte cdo vit pjesë nga trungu i saj për shkak të betonizimit të mjedisit përreth.

Banoret thone se pema po demtohej prej vitesh deri sa u rrezua teresisht.

Kjo peme te pakten 200-vjeçare e vendosur në qendër të fshatit Mashkullore ishte pjesë e memories historike që lidhej me çetën e Çerciz Topullit dhe luftën e Mashkullorës. Rrapi ishte vendosur në qendër të jetës së këtij vendi dhe lidhej siç thonë banorët përveçse me historinë edhe me kuvendet, dasmat, spektaklet. Në 100 vjet pavarësi boshllëku që ka krijuar shembja e tij është shumë e madhe thonë banorët.

Fillimisht krah rrapit që në çdo fshat në jug simbolizon qendrën e jetës dhe simbolin e vendmarrjes popullore u  ndërtua një godinë publike dhe më tej një lokal që betonizoi rreth 340 m katrorë sipërfaqe. Prej ndërtimit u prenë një pjesë e mirë e rrënjëve. Të paktën 10 vitet e fundit pema historike ka shembur cdo vit degë të saj deri sa e gjithë struktura është shembur përfundimisht të mërkurën.

Banorët në Mashkullorë thonë se do ta zëvendësojnë pemën me një të re, por deri atëherë zbrazëtia që ka lënë rrapi do të ndihet në të gjithë zonën.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate