E merkure, 18 Korrik 2012 16:09
Ne
pikun e sezonit veror, zona e plazhit te Durrësit, vuan një nder
problemet me te mprehta te turizmit, mungesën e ujit te pijshëm. Edhe
pse nga ana a ujësjellësit ne çdo vit ne nisje te zezonit turistik
premtohet furnizim 24 ore, banoret tregojnë një tjetër realitet. Ata
thonë se prej rreth 8 vitesh ne çezmat e tyre mungon uji, ndërsa ai nuk
vjen me shume se 10 deri ne 15 minuta ne 24 ore. Situata paraqitet
mjaft problematike ne këtë zone.
Ngado te hedhesh sytë sheh vetëm pompa
dhe tuba te cilat varen deri ne tarracat e pallateve për te furnizuar
depozitat. Edhe pse ky problem është ngritur prej vitesh, ende nuk është
marre asnjë mase për zgjidhjen e tij. Me shqetësues paraqitet fakti se
ne afërsi te disa puseve dhe te depove te ujit derdhen edhe ujërat e
zeza çka janë një tjetër rrezik për banoret. Situata e furnizimit me ujë
mbetet kritike edhe ne Bulqizë. Prej disa ditësh, si rezultat i
amortizimit te rrjetit, uji i pijshëm jo vetëm mungon pjesën me te madhe
te kohës, por edhe kur vjen është i ndotur. Drejtues te higjienës i
kane kërkuar drejtorisë se ujësjellësit qe te marre masa për te zgjidhur
njëherë e mire këtë problem me rreziqe te mëdha për shëndetin e
popullatës.
Nessun commento:
Posta un commento