23 luglio 2012

Ngraçani-Ballsh, fshati i bukurisë natyrore dhe legjendave

Ngraçani, fshati i bukurisë natyrore dhe legjendaveFIER 22 Korrik 2012 - 21:29- Rreth 11 km në lindje të qytetit të Ballshit, pasi ke përshkuar një rrugë që gjarpëron mes një zinxhiri kodrinor, që ngrihen shkallë-shkallë mbi njëra- tjetrën, ndodhesh në Qafën e Shkallzës, ballkoni natyror i fshatit Ngraçan.

Bukuria natyrore e portës hyrëse për në fshatin me rreth 120 shtëpi, nuk është e vetmja. Vetëm pak minuta qëndrim, do të mësosh historinë e veçantë të këtij fshati, që përkundet në djep gojëdhënash e legjendash.

Gojëdhëna e parë i kushtohet bukurisë së veçantë të këtij fshati kodrinor, që i ngjan një amfiteatri të bukur natyror. Sipas saj, para shumë shekujsh një nuse thyen zakonin dhe u kërkon krushqve të ndalin karvanin. Pasi hoqi duvakun dhe flladi i veriut i freskoi fytyrën dhe ballin, ajo pyeti, se si quhej ky fshat. Pasi krushqit i thanë emrin e fshatit, ajo mori edhe një herë frymë thellë, rregulloi duvakun dhe tha: "lum ajo vajzë që vjen nuse në këtë fshat dhe mjerë ajo që ikën prej këtej".

Në Qafën e Shkallzës ndodhen edhe dy lisa të bukur dhe të moçëm, të cilët janë çertifikuar në listën e monumenteve të natyrës të zonës së Mallakastrës. Ata quhen Lisat e Vakëfit dhe kushdo që përshkon këtë segment rrugor, ndalet te rrënjët e tyre dhe hedh lekë.

Sipas banorëve dhe historianit Qemal Isufaj, hedhjae lekëve ka të bëjë me një legjendë të dhimbshme, produkt i zakoneve patriakale.
"Rreth 300-400 vjet më parë, në këtë vënd janë vrarë dy palë krushq", tregon Qemali. Sipas tij, kodra mbulohej nga një pyll i dëndur lisi e gjithfarë shkurresh dhe në vend të këtij segmenti rrugor ndodhej një shteg i ngushtë që shërbente vetëm për të kaluar kafshët dhe këmbësorët.

"Dy palë krushq u ndodhën përballë njëri-tjetrit. Rruga ishte e ngushtë dhe njëra palë duhej të hapte rrugë .Të dy palët dërguan "selamasit" për të hapur rrugë, por asnjëri nuk pranoi.Të ktheheshe ishte gjynah dhe turp, ndaj filloi sherri me fjalë që më pas degradoi në tragjedi”,tregon Qemali.
Sipas tij, vëndin e fjalëve dhe sharjeve e zunë armët e jataganët, nga ku nuk shpëtoi asnjë i gjallë, madje edhe çifti. Më pas fshatarët për të mos e harruar këtë tragjedi, por edhe për zbutjen e shpirtrave, krahas luleve, ushqimeve, qirinjve, therrën kurban dhe hidhnin edhe lekë, zakon i cili vazhdon të ruhet edhe sot. Kushdo që futet në fshat qëndron pak, mbushet me ajër, kënaqet me tabllonë natyrore që të ofrohet dhe kryen këtë rit të trashëguar.

Ndoshta nga mizoritë e këtyre zakoneve të egra, njerëzit përpunuan, miratuan rregulla, tradita dhe rite të reja, me qëllim që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

"Tani përshembull, kur këmbehen dy palë krushq çiftet shkëmbejnë shamitë, ndërsa në kthim një pjesë të rrugës e ndryshojnë", tregon Qemali.
Historia e lashtësisë së këtij fshati vërtetohet nga burimet arkologjike-historike. Në këtë fshat janë gjetur shumë enë qeramike që dëshmojnë ekzistencën e tij në mesjetë, ndërsa kalaja e Cfierit, që është e përbashkët edhe për Ngraçanin, daton që në shekujt e VI para Krishtit.
(BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate