28 Korrik 2012 13:20
Pak kush nuk ka dëgjuar, qoftë edhe
njëherë mbi historinë e lavdishme të Voskopojës, lulëzimin dhe rënien e
saj, por edhe për rrugëtimin drejt ringritjes. Nga Tirana, Voskopoja
është rreth 200 kilometra. Aty mbërrin për vetëm 3.30 minuta me makinë.
Të vetmen kilometra të vështira, janë nga Korca deri në fshatin Voskop.
Fshati të shfaqet pas shumë kthesave, i zhytur mes gjelbërimit edhe në
muajt e verës. Në qendër të Voksopojës, ky lapidar me emrat e dëshmorëve
të rënë në luftën e dytë botërore, është një dëshmi e qëndresës së
vendasve. Në pjesën më të madhe të shtëpive të rindërtuara me shije,
sheh këtë tabelë, që të tregon se mund të drejtohesh për të pushuar. Sot
Voskopoja numëron rreth 200 shtëpi dhe disa hotele. Ajo pret
mesatarisht, 20 mijë turistë në vit. Këta të rinj nga Suedia, i
drejtohet zyrës së Shërbimit të Turizmit për të mësuar diçka më tepër.
Një nga pikat më interesante
turistike, e ngritur para viteve ‘90 si kamp për punëtorët, ka një pamje
krejt tjetër. E ndërtuar e gjithë me gurë dhe dru, ajo pret në cdo
stinë, qindra pushues. Mes bredhave të lartë, kjo pikë është e pasur me
sasi të lartë të ozonit në oksigjen, deri në 24 %, që në Evropë gjendet
vetëm në një fshat në Bjellorusi. Voskopoja është sot një nga pikat më
të fuqishme turistike e kulturore, në rajonin e Korçës. Kjo i dedikohet
pozicionit gjeografik malor, peizazhit të bukur gjithëvjetor dhe
historisë thuajse legjendare të këtij qyteti të dikurshëm. Zanafilla e
vendbanimit mendohet të ketë qenë rreth shek të 14. Por kulmin e
lulëzimit e arriti në fillim të shek 18, kur u bë qyteti i dytë më i
madh në Perandorinë Otomane, pas Stambollit. Atëherë mendohet se në
Voskopojë banonin rreth 50 mijë banorë. Kalldrëmet janë ende te
mirëmbajtura. Në atë periudhë kishte 26 kisha, ndërsa sot janë të
mirëmbajtura 8 prej tyre. Manastiri i Shën Prodhomit, i ndërtuar në
vitet 1600. Tabelat u tregojnë pushuesve se mund ta vizitojnë, por jo ta
fotografojnë Manastirin. Shën Kolli është një nga kishat më me vlera të
periudhës post bizantine, për kualitetin e pikturës. Interieri është
pikturuar në 1726 nga mjeshtri ballkanas, Davidi nga Selenica. Është e
vetmja bazilikë më mbulesa të kurbëzuara në Voskopojë. Fundi i lulëzimit
të Voskopojës erdhi së bashku me shkatërrimin total të qytetit, gjatë
viteve 1769, 1772 dhe 1789, por u rrënua përfundimisht gjatë luftës së
parë botërore në 1916. Që atëherë Voskopoja u transformua në një fshat
të vogël, pa rëndësi ekonomike. Sot i janë rikthyer vlerat si qendër e
rëndësishme historike, por mbart edhe potencialin e vlerave në shtim të
turizmit, për të ardhmen.
Nessun commento:
Posta un commento