Të dëmtuara pjesërisht,por disa prej tyre dhe krejtësisht në muret e jashtme,figurat biblike si dhe në afreske,në këto monumente,të cilat datojnë prej shekujsh tashmë është shumë e vështirë të dallosh gjurmët e të kaluarës të papërsëritshme dhe mesazhet që vinë nga ajo në të sotmen.
Kishat e Shën Marisë,Shën Thanasit dhe Shën Kollit,sot ofrojnë për turistët vendas dhe të huaj shumë pak gjurmë nga e kaluara,për të mos thënë se ato janë fshirë me kalimin e viteve.Peshës së kohës i janë bashkuar dhe vjedhjet sistematike ,më e fundit grabitja e këmbanares 300 vjecare në kishën e Shën Marisë.Gjendja aktuale në të cilën ndodhen monumentet e kultit në Voskopojë është pranuar dhe nga kryetari i komunës Nexhip Bacelli.Sipas tij ndërhyrjet restauruese deri më tani kanë qënë pjesërisht.Ai pohon gjithashtu se për këtë vit është celur një fond prej 1.5 milion lek të rinj vetëm për kishën e Shën Kollit,ndërkohë që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente dhe monumentet e tjera.
Dëmi më i madh monumenteve të kultit në në këtë zonë ju është shkaktuar nga grabitjet sistematike, por pavarësisht kësaj sikurse pohon kreu i komunës Bacelli asnjë prej autorëve nuk është ndëshkuar.
Vetëm një vit më parë për të shmangur vjedhjen e monumenteve të kultit në fshatin turistik të Voskopojës në kisha u vendos sistem alarmi,cka duket se nuk ka dhënë rezultat.Lënia pas dore dhe mosndërhyrja urgjente me restaurime apo dhe për mbrojtjen e tyre,do ta conte edhe më tej drejt degradimit gjendjen e këtyre kishave,duke zbehur pak e nga pak gjurmët e së kaluarës.
da.is/shqiptarja.com
Nessun commento:
Posta un commento