Sarandë Korrik 23,2012 - 23:19- Në
qytetin antik të Butrintit në Jug të Shqipërisë, këtë vit janë
ekspozuar për vizitorët disa mozaikë, të cilët zbulohen për herë të
parë. Mozaikët janë kryesisht të periudhës romake dhe përfshijnë
hapësira të gjera në disa monumente.
Mozaikët po tërheqin vëmendjen e disa mijëra turistëve që vizitojnë Parkun Kombëtar në këtë periudhë turistike. Specialisti i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri, Agron Islami, i cili po merret me punimet, thotë për "Zërin e Amerikës" se në Butrint janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë.
Në Butrint shumica e mozaikëve mbahen të mbuluar me një shtrese rëre për ti ruajtur ata sidomos nga uji, i cili gjatë vjeshtës dhe dimrit përmbyt mjaft prej zonave të monumenteve. Islami thotë se pjesët e zbuluara të mozaikëve janë pritur mjaft mirë nga vizitorët si vendas edhe të huaj.
Butrinti është një nga qendrat arkeologjike dhe natyrore më të vizituara të Shqipërisë. Rreth 80 mijë vizitorë ishin vitin e shkuar në këtë pasuri kulturore e cila mbrohet nga UNESCO, ndërsa ritmi i turistëve këtë vit vlerësohet më i lartë.

Nessun commento:
Posta un commento