SARANDE 26 Korrik 2012 - 13:14- Në sitin arkeologik të
Butrintit një ekip restauratorësh të mozaikëve, të drejtuar nga
mozaicisti me përvojë 35-vjeçare Agron Islami, kanë hasur në gjetje të
rralla. Bëhet fjalë për një dhomë të maskave, që ka dalë në dritë në
monumentin e Trikokës, në truallin buzë liqenit të Butrintit. Mozaicisti
Islami thotë se i tëri është një korridor ndërtimesh, i dekoruar, me
mozaik, që ka dimensionet 4.40 m x 31 m.
Vëmendjen e mozaicistëve e kanë tërhequr figurina të rralla, të gjendura në këtë pjesë. Islami thotë se mund të jetë mozaiku i vetëm në teknikën e kubikëve, që në terminologjinë e tyre, quhen tesera. Sipërfaqja e mozaikut të zbuluar, është përllogaritur dhe përbën një kuriozitet, pasi përmban plot 72 milionë e 160 mijë tesera, sipas Islamit.
Ai thotë se mund të ketë qenë dhoma e veshjes së maskave të pjesëve teatrore që janë luajtur në antikitet në Butrint. Interesant është imazhi i një burri dhe i një gruaje, që ndërtohen me mozaik dhe që janë të dallueshëm qartë e bukur, me tipare të spikatura. Ekspedita në fushën e mozaikëve, që është në ditët e saj të fundit në Butrint, ka nxjerrë në dritë edhe gjetje të reja. Fjala është për mozaikë që janë shfaqur në pjesën qendrore të monumentit të gjimnazit të qytetit antik, ose të nimfeut. Ka rezultuar se të tre nikeat e kullës qendrore të nimfeut, janë të dekoruara me mozaikë.
Mendohet se në nikean qendrore gjendet imazhi i Dionisit, por kjo mbetet për t'u konfirmuar me pastrimin dhe zbulimin e mëtejshëm të tipareve. Mozaicisti Isalmi thotë mozaikët e dhomës së maskave janë në procesin e pastrimit të tyre, me furçë e me mjete teknike të kohës dhe dita ditës po plotësohet ideja e një dhome apo "shtëpie" maskash. Në muajt e verës ato do të mbahen të ekspozuar, ndërsa ende pa ardhur vjeshta do të bëhet mbulimi i tyre për të mos u dëmtuar nga shirat. Në kohën më të madhe, mozaikët e kësaj dhome gjenden nën ujë, por mjeshtri i mozaikëve Islami thotë se “efektin e faktorit ujë mundemi ta minimizojmë”. (dh.h/shqiptarja.com)

Nessun commento:
Posta un commento