
Drejtoria e monumenteve te kulturës e ka rrethuar zonën dhe e ka mbyllur portën e saj, ndërsa vetë bazilika është mbuluar me qese dhe me rërë. Këto janë kushte aspak të përshtatshme për ruajtjen e saj, pasi plasmasi krijon lagështirë dhe nuk lejon ajrosjen, ndërsa rëra nuk lejon ndriçimin e mozaikut.
Në të mungon edhe sinjalistika orientuese për turistët.
Mozaiku i Linit është punuar me gurë, të gjithë me madhësi 1 cm. Gurët me të gjitha ngjyrat janë marrë nga liqeni, përveç gurëve të kaltër dhe të qelqtë, të cilët janë punuar enkas për mozaikun me dorë. Ata janë vendosur mbi një shtresë harasani të përgatitur me rërë të ashpër, e cila së bashku me shtresën fine të gërqeles së vjetër, arrin në trashësi 4 centimetra.
Mozaiku i Linit me vlerat e tij unikale, ndodhet në hartën arkeologjike Europiane.
Jorgjeta Gjançi
Nessun commento:
Posta un commento