Nga Inelda Skenderaj 12 July 2012
Summer
- Winter School ishte një përvojë e paharrueshme që nisi vitin e
shkuar, mbështetur e inkurajuar fort prej miqve tanë nga Padova, të
cilët në bashkëpunim me universitetet tona, bënë të mundur edhe një
tjetër tur të paharrueshëm nëpër Shqipëri, këtë herë drejt Juglindjes,
si për të ekuilibruar atë që kishim lënë përgjysëm, duke e shkelur këtë
herë Shqipërinë nga venat dhe kapilarët e saj të brendshëm, për të
shijuar plotëisht lëngun e jetës që rrjedh në këto krahina të
mrekullueshme
Ky
pasion bëri që për të dytin vit rradhazi të mblidhej projekti për
Turizmin në Shqipëri “Summer-Winter School”, një projekt i financuar
nga Universiteti i Padovës , Universiteti i Gjirokastrës “Eqerem Çabej”,
si dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, gjithashtu edhe me
mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve .
Këtë herë ishte në fokus Zhillimi i Turizmit të Qëndrueshëm”.
Kur
u informuan pjesëmarrësit për këtë projekt u stepën për një çast, jo
sepse mungonte dëshira për të marrë pjesë por sepse sapo kishim dalë nga
një periudhe kohe me mot jo të mirë për një aktivitet të llojit të
tille. Por Zoti sikur e pa me sa entusiazem e morëm ketë projekt dhe
moti filloi të ndryshonte që ditën e parë , duke na favorizuar çdo ditë e
më shume lëvizjen dhe eksplorimin si të natyrës ashtu dhe të historisë
dhe kulturës së çdo qyteti të përfshirë në itinerar.
Dita
e parë nisi disi e qetë. Pas një ceremonie modeste për nisjen e një
jave intensive u ofruam mirëseardhjen dhjetë studentëve të ardhur nga
Gjirokastra, të cilët kishin arritur në Durrës që mbrëmjen e mëparshme.
Leksioni i parë na u “servir” nga lektore Brunilda Liçaj me temën :
“Shërbimet Hoteliere dhe Turizmi i qëndrueshëm”. Por ky nuk ishte veçse
aroma e një “gatimi” të përgatitur mjeshtërisht nga prof. Elda Omari.
Orët kalonin , gjithashtu dhe leksionet pasonin njëri-tjetrin, për
zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, nga Prof. E.Hoxha
Kalaj, për faktorët që ndikojnë në zhvillimin e turizmit, etj.
Në
të error, leksione vazhduan në terren duke vizituar Kalanë,
Amfiteatrin, duke bërë një shëtitje përgjate shëtitores më të madhe ëe
Shqiperi , Vollgës, për të përfunduar në një restorant aty pranë.
Ishte vërtet impresionuese të dëgjoje Prf. Elden, Paolon, se si të bënin për vete me ato që thoshin e se sa shumë dinin.
Nën melodinë e këngëve popullore dhe këngëve tradicionale , i thamë natën e mirë njeri-tjetrit.
Ora
9 e dates 28, të gjithë të mbledhur para hotelit ku studentët e
Gjirokastrës ishin akomoduar, për të marrë rrugën drejt kryeqytetit.
Itinerari ynë nisi me Xhaminë e “Et’hem Beut”, ku na bënë përshtypje
jo vetëm muret e mbuluara me piktura të mrekullueshme por edhe ligjet
fetare që duheshin zbatuar nga të gjithë vizitorët; hyrja në xhami pa
këpucë , apo mbulimi i flokëve të femrave me shami në ambietet e
brendshme.Vazhduam më tutje për të vizituar Muzeun Historik të Tiranës
ku prof. Elda na bëri të udhëtonim në kohë për të mësuar gjithçka rreth
kulturës, arsimit, apo ngjarjeve historike që kane lënë gjurmë. Edhe
Galeria e Arteve, e pasuroi shumë turin tonë, me numrin e madh të
veprave që patëm mundësië të shohim.
U
larguam nga Tirana duke menduar gjithcka kishim parë, thënë e dëgjuar
gjatë ditës, por me mendimin e vetëm në kokë që të çlodheshim mirë për
të shfrytëzuar akoma më shumë ditën tjetër, sepse vetëm një gjë ishte e
sigurt; kjo do të ishte java më e bukur e jetuar deri tani për secilin
nga ne!
Dita
e tretë nisi me intensitet dhe kështu do të vazhdonin të gjitha ditët e
kësaj jave. Koha sa vinte e “miqësohej” me ne, duke u bërë çdo ditë e
më e ngrohte dhe e kthjellët. Stacioni i parë i asaj dite ishte Zyra e
Informacionit në Elbasan nga e cila morem një ide të përgjithshme se
çfarë mund të vizitonim në këtë zonë ku përfshihej Kalaja pesëshekullore
dhe disa gjetje arkeologjike të zbuluara kohët e fundit. Lamë pas
Elbasanin mesjetar, për të vazhduar rrugën për në Pogradec, ku çlodhja
jonë do të ishte Driloni, që të pret krahëhapur në çdo stinë, me
bukuritë e rralla natyrore. U përshendetëm me mjelmat e mrekullushme të
Drilonit, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt Korçës. Mbërritëm vonë,
por kjo s’na pengoi të bënim një shëtitje përreth qytetit të serenatave.
Rastesisht u bëmë edhe pjesë e një rituali me ndezjen e një zjarri për
të lajmëruar por dhe për të festuar ardhjen e pranverës, mbi të cilin të
pranishmit duhej të kërcenin mbi të. Një kujtim i bukur për ta marrë me
vete! Korça kishte të tjera oferta për ne, vizitën në Shkollën e Parë
Shqipe vizitën në Kamenicë ku mezi prisnin të shikonim Tumën, si një
nga objektet mëtë rralla arkeologjike.
Nga
Korça për në Leskovik, një segment gjarpërues i mbushur me natyrë,
ajër, peisazhe ujore e pyjore, për të përfunduar në Përmet, mes
trëndaflave të sapocelur të stinës, qytet që na mahniti, e na u duk si
një trofe për t’u qetësuar nga lodhja e ditës. Ndërthurja e
mrekullueshme natyrës e veshur me vellon e bardhë, që akoma s’kishte
shkrirë maleve, me qiellin e kaltër mbi to, që dukej si kurorë
engjëllore ose si nje kupë e marrë nga Zoti për këtë bukuri hynore që
kane, na bënë të mos e kishim shumë mendjen tek rruga, që ka mbetur ende
në dorë të asfaltit të dikurshëm.
Mbrëmja
na gjeti duke shëtitur rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës. Aty në
krah, qëndronte përjetësisht kalaja e ndriçuar nga prozhektorë të shumtë
që i jepnin pamjen e një mbretëreshë e ulur në fronin e saj plot
krenari.
Dita
në vazhdim do të ishte akoma më intensive dhe e paharruar për të
gjithë ne.Vizita në Butrint, e shumëpritur për të gjithë ne, emociononte
edhe profesorët tanë, e jo më ne studentët, disa prej të cilëve vinin
për herë të parë. Ngjyra e kaltër e qiellit e ndërthurur me të gjelbrën e
parkut natyror krijonte një ndjesi qetësie shpirtërore që për hir të së
vërtetës mungon shumë në ditët e sotme. Dreka na gjeti në ambientet e
Universitetit te Gjirokastrës ku u realizuam ëorkshop-e me tema të
ndryshme nën drejtimin e dy pedagogëve nga Gjirokastra E.Shapllo dhe
K.Sala, të cilët caktuan edhe grupet dhe temat e punimeve që do të
prezantoheshin ditën e nesërme.
E
shtunë në mëngjes. Ritakohemi në Universitet për të realizuar pjesën e
dytë të leksioneve por këtë radhë të pregatitura nga profesore të
Universitetit të Gjirokastrës.
Pas
workshop-eve, temave, diskutimeve, ndarjes së çertifikatave, koktejit
përmbyllës dhe fotos së fundit në grup,erdhi edhe momenti i
ndarjes.Vetëm në atë moment kuptuam se sa e mrekullueshme kishte qene e
tërë java. Dhe sa shpejt kishte kaluar ajo. Vetëm fakti që kjo
“ekspeditë” ishte e para e tureve tona të gjata, na mbajti që të mos
përloteshim.
Rruga
e kthimit për studentët e Durrësit ishte e qetë. Dëgjoheshin tek-tuk
batuta të lëna gjatë javës nga ne, që tregonte kënaqësine e madhe të
përfituar nga kjo eksperiencë. Me siguri që secili prej nesh po
projektonte në kokë turin e ardhshëm. Shqipëria thjesht sapo kishte
nisur të zbulohej....
Nessun commento:
Posta un commento