25 luglio 2012

Zhurmat e lokaleve, inspektorët rrezikojne vendin e punes. kjo eshte normativa e re qe miratuar keto dite.

Tiranë Korrik 25,2012 - 12:28Masa deri në largim nga puna për inspektorët përgjegjës për eleminimin e zhurmave të lokaleve. Qeveria miraton një akt normativ sipas të cilit nëse shkelet orari i përcaktuar për minimizimin e zhurmave do të ketë shkarkime deri në humbjen e detyrës për inspektorët e mjedisit, të ISHP,  apo të policisë së shtetit. Vetë kryeministri Berisha deklaroi se ky është një krim ndaj mjedisit.

"Kjo është të mos respektosh asnjë standard. Ndaj dhe ky akt normativ parashikon masa më të rrepta dhe të menjëhereshme ndaj të gjithë atyre që shkelin orarin e përcaktuar. Ky akt normativ përcakton shkarkimet dhe humbjen e detyrës ndaj atyre që nuk zbatojnë aktin dhe janë përgjegjës, qofshin ata inspektorë, inspektorë të mjedisit, të shëndetit publik apo policisë së shtetit. Nëse ndokush në çmenduri mendon të trondisë një qytezë deri në 3.00 të mëngjesit dhe të bërtasin turistët të terrorizuar nga zhurma, ky është shërbimi më i keq që i bëhet një vendi", tha Berisha.

Shqipëria nën terrorin e zhurmave - Top Channel... di TopChannelAlbania Një akt normativ me 9 nene synon t'i japë fund një praktike unike dhe aspak të qytetëruar që ndodh në Shqipëri, veçanërisht në stinën e verës, zhurmave të forta që shkaktojnë lokalet e natës jo vetëm në zonat turistike, por edhe në zemër të Tiranës dhe qendrave të tjera urbane.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate