
20/07/2012
Per 3 jave studente nga vende te ndryshme kane marre njohuri ne fushen e arkeologjise,duke germuar nen kujdesin e arkeologeve te njohur, nderkohe qe praktika e germimit eshte e lidhur edhe me leksionet qe jepen nga arkeologe vendas dhe te huaj.
Studentet e trajnuar ne kete shkolle nderkombetare restaurimi vijne kryesisht nga Universitetet e Tiranes, Gjirokastres, Elbasanit, Shkodres si dhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, si dhe nga Universiteti amerikan i Romes dhe nga universitete te tjera amerikane.
Gjate germimeve eshte zbuluar nje punishte e prodhimit të veres, çka deshmon aktivitetin ekonomik qe kryenin banoret e zones ne periudhen romake.
Zbulimi i Vila Rustika eshte i rendesishem sepse jep informacion per nje periudhe gati 4 shekuj, kur ky vendbanim braktiset per t'u perdorur me pas si varreze.Gjate germimeve veç qeramikes jane zbuluar edhe monedha. Por ajo qe eshte me e veçanta eshte gjetja e nje statuje te Dionisit, ku duken qarte kembet e Dionisit dhe Pantera, e cila ka kapur nje dem. http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=238869
Nessun commento:
Posta un commento