30 luglio 2012

Ekspedita gjeologjike shqiptaro-greke ka zbuluar në breg liqenin e Prespës së Madhe, një shpellë me piktura shkëmbore prehistorike

Korçë, zbulohet një shpellë me piktura shkëmbore prehistorikeKORCE  27 Korrik 2012 - 12:08- Ekspedita gjeologjike shqiptaro-greke ka zbuluar në breg liqenin e Prespës së Madhe, një shpellë me piktura shkëmbore prehistorike. Sipas specialistëve në shpellën e ashtuquajtur ‘Shpella e Maricës’, ndodhen 27 piktura murale të periudhës së Neolitit, të cilat tregojnë një vendbanim të hershëm duke dokumentuar një thesar, historiko-kulturor për Shqipërinë.

Pikturat paraqesin figura njerëzore të skematizuara kryqiformë, paraqesin kafshë të ndryshme apo kryqe të brendashkruar.

“Kjo është një shpellë me piktura prehistorike e zbuluar për herë të parë në rajonin e Prespës dhe në këtë kuadër ajo përbën risi në kuadër të zbulimit të prehistorik të rajonit, por edhe më gjërë, sepse ato reflektojnë një art prehistorik që është përhapur në Ballkan dhe në rajonet përreth zonës së Prespës”,- deklaroi bashkëdrejtori shqiptar i ekspeditës, Petrika Lera.

“Është në gjetje shumë e rëndësishme pasi ato janë unike dhe në fakt misioni ynë shqiptao-grek ka nisur të gjejë gjithmonë e më shumë nga këto piktura në gjithë rajonin e afër Maricës, gjë që na bën të besojmë se kjo zonë ka qënë larg rrugëve apo dhe larg qytetarëimeve të ndryshme të Neolitit. Bëhet fjalë për një gjetje që mund të dokumentojë jetën religjioze të përditshme. Kemi gjetur piktura që përshkruajnë një besim, por edhe kulturë unike në Shqipëri dhe kjo përbën thesar kulturor për Shqipërinë”, - u shpreh bashkëdrejtori grek i ekspeditës, Stavros Oiconomidis.

Në zonën juglindore numërohen dhjetra vendbanime prehistorike. Në Prespë arkeologët kanë mundur të zbulojnë në menyërë të vazhdueshme gjetje arkeologjike të prehistorisë.
(er.nu/News24/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate