27 luglio 2012

Magjia e Alpeve Shqiptare mbi Turistet e Europes perendimore, The magic of the Albanian Alps on the western European Tourists


Pubblicato in data 27/lug/2012 da VizionPlusAlbania

Kim dhe Moud janë 2 studente nga Franca. Ato mbërritën ne Shqipëri për një tur 10-ditor pushimesh. Porta e hyrjes ishte Saranda, pasi udhëtuan me traget nga ishulli grek i Korfuzit.
Ditët e para i kaluan ne plazhet e rivierës shqiptare, nga Saranda ne Velipojë. Turi i tyre është krejt i veçante. Nuk zgjedhin hotele për te kaluar natën, por ne çantat e shpinës kane çadrat qe i ngrëne kudo. "Këto janë pushime qe kushtojnë lire dhe te bëjnë shume te pavarur," na tregojnë. Me Kim dhe Moud takohemi ne luginën e Valbonës. Pas një nate ndalese ne Shkodër, pushueset pariziene morën tragetin ne liqenin e Komanit dhe mbërritën ne qytetin e Bajram Currit. Me pas një fugon udhëtarësh i shoqëroi deri ne Valbone. Puna e pare pas mbërritjes ishte ngritja e çadrës. "Vijmë për here te pare ne Shqipëri. Ne shkuam nga Saranda ne jug, bregdetit deri ne Vlorë. Vizituam Beratin, Tiranen, Shkodren dhe tani jemi ne Valbonë," shprehet Moud. "Duket madhështore, sepse jemi për here te pare ne malet e Shqipërisë. Me pare shkuam ne det, por alpet janë krejt ndryshe dhe është vërtet bukur, qete, realisht bukur. Nëse do te nisemi drejt malit, duket ekzaltuese," shprehet Kim. Dita e nesërme nis herët. Ato zgjohen ne orën 06:30 te mëngjesit. Megjithëse është shume freskët dhe ne majat e alpeve shfaqen retë e para qe paralajmërojnë një kohe me shi, Kim dhe Moud nuk kane ndërmend te ndryshojnë axhenden. Studentet e apasionuara pas ecjeve te gjata do te shkojnë nga lugina e Valbonës ne Theth. Ne kushte normale ky udhëtim zgjat te paktën 6 ore. Vajzat konsultohen për here te fundit me hartën dhe nisin rrugëtimin. Pas kilometrave te pare, hasin rrugës edhe turiste te tjerë qe shkojnë gjithashtu drejt Thethit. Megjithe vështirësitë e terrenit, ajri i pastër te ndihmon te mos e ndjesh lodhjen. Ndalesat janë te shkurtra. "Ne u konsultuam me internetin për te mësuar diçka me shume për Shqipërinë. Ne donim te shkonim ne një vend turistik. Shqipëria, besoj ne te ardhmen do te behet një vend shume tërheqës turistik, por tashme është i tille vetëm për ne," mendon Moud. "Ne Francë, Shqipëria është ende një vend mistik. Ne nuk dinim asgjë për vendin tuaj, për kulturën, qytetet. Ne donim t'i zbulonim vete këto. Ne mund te shkonin kudo ne Evrope. Por ne pame hartën. Ou, po sikur te zgjedhim Shqipërinë? Po ne mund te shkojmë? Pse jo? Duket shume bukur, ndaj vendosem te vijmë," tregon Kim. Fundi i ditës është edhe fundi i pushimeve te tyre ne Shqipëri. Te nesërmen ato do te udhëtojnë drejt Malit te Zi, te bindura se një dite do te kthehen serish ne Shqipëri, qe e zgjodhën shkujdesur ne harte, por nuk i zhgënjeu.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate