
Fotot janë marrë në sektorin Iliria dhe vetëm për higjenë nuk mund të flasësh. Pranë bregut të detit ndodhet një kazan me plehra dhe përreth tij, qese me shishe plastike dhe mbeturinat e ngelura nga ato çka konsumojnë plazhistët. Kazani i përcaktuar nga bashkia duket se është i pamjaftueshëm për të përballuar fluksin, dhe plehrat janë hedhur në breg dhe shpërndarë në një perimetër prej 3 metra.
Jo shumë larg tyre qëndrojnë disa pushues, ndërkohë që në bregdet pak metra larg kazanit fëmijët po lahen. Në sektorin Iliria nuk mjaftojnë vetëm mbeturinat, por dhe kafshët ndërsa disa tregtarë shesin në rënë kostume banjo të përdorura.
(sg/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento