28 luglio 2012

Shqipëri- Mali i Zi projekt i përbashkët për turizmin

Korrik 27,2012 - 21:52
Podgoricë - Shqipëria dhe Mali i Zi paraqitën sot në Shkodër një projekt të përbashkët ndërkufitar në fushën e promovimit të produkteve turistike. Projekti është pjesë e programit IPA Shqipëri-Mal i Zi të Bashkimit Europian dhe partnerë të tij janë komuna e Podgoricës dhe ajo e Shkrelit, në Malësi të Madhe. Pjesë e projektit të përbashkët ndërkufitar është promovimi dhe përfshirja e qendrave turistike malore në Sistemin Global të Shpërndarjes (GDS).

"Partnerët nga Mali i Zi janë komuna Podgoricë dhe Dhoma e Zejeve Artizanale e Tregtisë në Podgoricë. Ky për ne është në kuadrin e promovimit të turizmit malor, duke u krijuar një kulturë frekuentimi, turistët do ta kenë shumë më të lehtë gjetjen e vendeve turistike në zonën e Shkrelit dhe në Alpe", tha Fredi Stërkaj, kryetar i komunës Shkrel.

"Shqipëria dhe Mali i Zi njihen për destinacione  të mira turistike, ndaj së bashku do të bëjmë të mundur paraqitjen e mirë të dy shteteve tona përmes bashkëpunimit dhe vlerave të përbashkëta turistike", tha Boris Margjoniviç, Dhoma e Zejeve, Mali i Zi.

Në territorin e komunës së Shkrelit gjendje dy pika turistike malore, ajo e Razmës dhe e Bogës. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka bërë që numri i vizitorëve në këto pika turistike të rritet me shpejtësi vitet e fundit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate