19 luglio 2012

National Geographic promovon Shqipërinë në Washington D.C per 2012

16/07/2012
Falë mbështetjes së USAID, Shqipëria është një nga gjashtë vendet e perfshira ne Hartën Udhërrefyese të Gjeo turizmit për Ballkanin Perëndimor Vende për të Zbuluar (Western Balkans Geotourism Mapguide Land of Discover), një web portal interaktiv i organizuar nga National Geographic dhe i vënë në dispozicion në www.balkansgeotourism.travel.
Portali, u bë publik më 18, 22 qershor në selinë e National Geographic në Washington DC përmes një sërë ekspozitash me disa nga fotot më të bukura të vendeve të Ballkanit. Ekspozita e parë e mbajtur në ndërtesën e Ronald Reaganne 18, 19 Qershor, prezantoi traditat, trashëgiminë, kulturën dhe mundësitë e mëdha të gjeotourizmit në Ballkanin Perëndimor. Ekspozita e dytë paraqiti prezantime individuale dhe materiale promovuese të parashikuara nga autoritetet turistike kombëtare të çdo vendi. Hapja e ceremonisë tërhoqi mbi 200 njerëz që përfaqësonin sektorët private dhe publike, komunitetin diplomatik, si dhe mediat amerikane dhe media të tjera.
Portali i Ballkanit Perëndimor, i krijuar nëpërmjet një procesi bashkëpunues rajonal mes Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, i cili vë në dukje pasuritë kulturore, historike dhe natyrore unike të Ballkanit Perëndimor. Përmes këtij partneriteti, USAID po ndihmon rajonin të përfitojë nga ekspertiza e gjerë e National Geographic për promovimin e Ballkanit perëndimor si një destinacion i klasit botëror, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të rajonit dhe duke nxitur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në përputhje me parimet e njohura të administrimit të gjeotourizmit.
Turizmi është përcaktuar si një sektor i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal, në mënyrë që të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, të përballojnë më lehtë efektet e krizës ekonomike evropiane, duke nxitur konkurruencën në nivel kombëtar dhe rajonal. Për më tepër, turizmi gëzon një pozicion të veçantë përsa i përket përfitimeve ekonomike dhe sociale që sjell për komunitetet lokale duke rritur gjithashtu edhe ndërgjegjësimin e mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.
Portali i Hartës Udhërrëfyese të Ballkanit Perëndimor është një portal rajonal me një imazh nga National Geographic. Projekti është mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes Iniciativës për Konkurrencë Rajonale (RCI). Projektit të Hartës Udhërrëfyese iu desh vetëm një vit për të arritur fazën e tij aktuale.
Kjo është përpjekja e parë e përbashkët e vendeve të rajonit për të promovuar Ballkanin Perëndimor si një destinacion të vetëm duke theksuar pasuritë natyrore dhe kulturore të tij. Harta Udhërrëfyese e Ballkanit Perëndimor është një platformë informacioni e destinacionit që thekson bukuritë autentike, natyrore, kulturore dhe historike. Ajo u siguron udhëtarëve një hartë në internet që tregon autenticitetin e rajonit përmes syve të njerëzve vendas. Përmes platformës interaktive, Harta Udhërrëfyese i lidh udhëtarët drejtpërdrejt me atraksionet vendase dhe bizneset e shumta turistike të vogla apo të mesme. Qëllimi i bashkëpunimit të National Geographic është për të kontribuar në një imazh më pozitiv dhe të dallueshëm të rajonit.
Harta Udhërrëfyese ua paraqet rajonin e Ballkanit Perëndimor udhëtarëve më shumë përgjegjës dhe të arsimuar të cilët mund të jenë kureshtarë për të vizituar këtë destinacion të pazbuluar meqënëse gjithmonë e më shumë njerëz janë në kërkim të eksperiencave të reja, udhëtime për trashëgimi dhe kulturë, në vend që të bëjnë një gjë të vetme, ne besojmë se ishte momenti i duhur për të zhvilluar një produkt të tillë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Për sa më lartë Agjencia Kombëtare e Turizmit në sajë të punës së saj për promovimin e vlerave turistike të Shqipërisë në tregun e jashtëm u bë pjesë e kësaj iniciative me USAID Rritje Albania dhe rrjetin e mirënjohur televiziv, informativ ndërkombëtar National Geographic. Agjencia Kombëtare e Turizmit ishte e pranishme më 18, 22 qershor në selinë e National Geographic në Washington DC për inagurimin e këtij portali shumë pozitiv për Turizmin Shqiptar. Aty u paraqitën traditat, trashëgimia, kultura dhe mundësitë emocionuese për gjeotourizëm në Ballkanin Perëndimor. Janë vetë banorët, vizitorët, organizatat turistike dhe bizneset vendase në secilin vend të Ballkanit Perëndimor ata që kanë rekomanduar vendet per të parë dhe për të vizituar nga turistët në kërkim të destinacioneve unike dhe përvojave autentike. Në vijim të këtij projekti një delegacion nga AKT i përbërë nga Arbër Uka, Drejtor i Promocion Marketingut dhe Drejtori i Përgjithshëm Z. Klodian Pajuni morën pjesë në një aktivitet inaugurues të kësaj faqeje në internet.
Për të promovuar këtë iniciativë ishte parashikuar një ekspozitë e vogël me disa nga fotot më të bukura të vendeve të Ballkanit në godinën e zyrave te USAID në datat 17, 19 Qershor, i shoqëruar në një takim  cocktail më 21 qershor me përgjegjësit e projektit si nga USAID por edhe nga National Geographic që kishin zyrat qëndrore në Washington D.C, duke vijuar më pas në një ekspozitë 2 ditore (20 dhe 22 Qershor) në Farragut Square, që është një nga sheshet më qëndrore të qytetit të Washingtonit. Ky aktivitet u prit shumë mirë nga mediat e të gjitha vendeve pjesëmarrëse sikurse ishte dhe Shqipëria.
Ngjarjet promovuese në Uashington DC që shënuan fillimin zyrtar të Hartës Udhërrefyese të Ballkanit Perëndimor arritën të krijonin një mendim pozitiv mes banorëve dhe të ftuarve të kryeqytetit amerikan. Rreth 2000 njerëz u informuan më shumë në lidhje me rajonin dhe shprehën gadishmërinë për të planifikuar një udhëtim në një të ardhme të afërt. Në mënyrë që ta rrisin këtë sukses, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë në plan të vazhdojnë duke përdorur të njëjtën mënyrë krijuese dhe dinamike në promovimin e rajonit dhe Hartës Udhërrëfyese. 
Shqipëria, së shpejti do të jetë pjesëmarrëse e një tjetër aktivitet promocional, i ngjashëm me atë të sheshit Farragut por këtë rradhë në Tiranë.
Është një hap shumë i madh për destinacionin tonë të promovohet si një destinacion i National Geographic, por ky portal nuk do të kishte ekzistuar pa përkrahjen tepër të vlefshme nga USAID dhe RCI. http://www.akt.gov.al/news/text.php?id=179&lang=1



About Geotourism
Geotourism is defined as "tourism that sustains or enhances the geographical character of a place — its environment, culture, aesthetics, heritage, and the well-being of its residents."
Geotourism goes beyond "drive through" travel. It involves regional communities in providing the visitor with an authentic, enriching experience. It acquaints tourists with local culture and traditions and offers them in-depth opportunities to enjoy the area's unique natural beauty and biodiversity.

Geotourism benefits the environment by encouraging sound destination stewardship that keeps growth to sustainable levels and limits negative impacts such as overcrowding and resource pollution. It benefits residents by promoting local services and employment. It benefits visitors by informing residents about their needs and expectations.

What is Sustainable Tourism?
Sustainable tourism, like a doctor's code of ethics, means "First, do no harm." It is the foundation for destination stewardship.
Sustainable tourism protects its product-the destination. It avoids the "loved to death" syndrome by anticipating development pressures and applying limits and management techniques that preserve natural habitats, heritage sites, scenic appeal, and local culture.
It conserves resources. Environmentally aware travelers patronize businesses that reduce pollution, waste, energy consumption, water usage, landscaping chemicals, and excessive nighttime lighting.
It respects local culture and tradition. Foreign visitors learn local etiquette, including at least a few courtesy words in the local language. Residents learn how to deal with foreign expectations that may differ from their own.
It aims for quality, not quantity. Destinations measure tourism success not just by numbers of visitors, but by length of stay, how they spend their money, and the quality of their experience.

What is Geotourism?
Geotourism adds to sustainability principles by building on a destination's geographical character, its "sense of place," to emphasize the distinctiveness of its locale and benefit visitor and resident alike.
Geotourism is synergistic: All the elements of geographical character work together to create a tourist experience that is richer than the sum of its parts, appealing to visitors with diverse interests.
It involves the community. Local businesses and civic groups join to provide a distinctive, authentic visitor experience.
It informs both visitors and hosts. Residents discover their own heritage by learning that things they take for granted may be interesting to outsiders. As local people develop pride and skill in showing off their locale, tourists get more out of their visit.
It benefits residents economically. Travel businesses hire local workers, and use local services, products, and supplies. When community members understand the benefits of geotourism, they take responsibility for destination stewardship.
It supports integrity of place. Destination-savvy travelers seek out businesses that emphasize the character of the locale. In return, local stakeholders who receive economic benefits appreciate and protect the value of those assets.
It means great trips. Enthusiastic visitors bring home new knowledge. Their stories encourage friends and relatives to experience the same thing, which brings continuing business for the destination.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate