![](http://www.shqiptarja.com/foto/57177.jpg)
Mbikëqyrësi i zbulimeve arkeologjikë Surja Lela, tha se nga kërkimet e deritanishme janë zbuluar mbi 36 varre në të cilët janë gjetur eshtra skeletore, të vendosur në drejtimin lindje- perëndim që datojnë nga shekulli i dytë para erës sonë e deri në shekullin e katërt të erës sonë.
Sipas tij, zbulimi arkeologjik është i një rëndësie të veçantë, për vetë tipet e varreve të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme.
Lela sqaron se mes këtyre varreve ka karakteristika të përbashkëta, por edhe anë të veçanta të cilat do të jenë objekt studimi për arkeologët, siç janë varret me konstruksion me tulla, me tjegulla në formë çatie, me urna prej guri gëlqeror si dhe me urna amforash dhe enë qeramike.
Pranë varreve, sipas Lelës, nuk janë gjetur stoli, por sende të tjera me vlerë arkeologjike, çka tregon më së miri periudhën e datimit.
![](http://www.abcnews.al/uploads/VARRET%20DURRES.jpg)
Pas zbulimit të plotë të varreve, nga ana e specialistëve të arkeologjike do të bëhet inventarizimi dhe dokumentimi i plotë i objekteve, për t’i kaluar më pas antropologëve, të cilët do të nisin studimet përkatëse. Ndërsa një pjesë e objekteve të ekspozueshme do t’i shkojnë muzeut të qytetit, me qëllim që të jenë të vizitueshme për personat e interesuar.
(ma.br/gm/Shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento