23 luglio 2012

Parku kombëtar i Butrintit është përfshirë nga një zjarr masiv, i cili rrezikon të dëmtojë edhe objektet antike nën mbrojtjen e UNESCO-s.

 Butrinti përfshihet nga flakët  22/07/2012 14:15
Parku kombëtar i Butrintit është përfshirë nga një zjarr masiv, i cili rrezikon të dëmtojë edhe objektet antike nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë të gjithë faqen e malit të Milesë, brenda territorit të shpallur të mbrojtur.

Forca të shumta zjarrëfikëse të qyteteve të Sarandës dhe Gjirokastrës janë duke luftuar aktualisht për të vendosur nën kontroll gjuhët e flakëve.

Një zjarri i vetshkaktuar përfshiu një ditë më parë edhe një zonë pyjore shumë pranë banesave, në lagjen Goricë të Beratit.

Një tjetër zjarr i rënë më herët në lagjen muzeale të Kalasë bëri që prefekti i Beratit të mblidhte në një takim pune shtabin e emergjencave civile.

Me rritjen e temperaturave në të gjithë vendin, forcat zjarrëfikëse janë në alarm përballë mundësisë së perfshirjes nga flaket te zonave pyjore, ndërsa situata bëhet edhe më delikate përballë kulturës së vetndezjes së zjarreve për të krijuar kullota të reja në shumë zona rurale.http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=238977

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate