
Stilistët dhe revistat më të njohura të modës si "Glamour", "Elle", apo "Cosmopolitan" këshillojnë edhe bizhutë, gurë zbukurues, apo fije të shndritshme mbi printime të shumëllojshme. Mos ngurroni të kombinoni pjesën e sipërme të njërit bikini me të poshtmet e një bikini tjetër. Mesa duket ata që dizenjuan rrobat e banjos për verën e 2012-ës kishin për qëllim të sfidonin situatën gri të shkaktuar nga kriza ekonomike në të gjithë botën.
Ndërsa sa i takon ndjekjes së modës së rroba banjove në plazhet shqiptare përballemi me dy anë të medaljes, femrat që kujdesen të blejnë tendencën e momentit dhe ato që nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të përdorin kostumin e një viti më parë. Gjithësesi kjo verë u krijon mundësi të gjithëve, mjafton të visheni me ngjyra.
Nessun commento:
Posta un commento