20 luglio 2012

Kushtet atmosferike nuk po favorizojnë sezonin turistik në Shëngjin në 3 ditët e fundit

Shëngjin Korrik 20,2012 - 13:44 Kushtet atmosferike nuk po favorizojnë sezonin turistik në Shëngjin në 3 ditët e fundit. Erërat e forta kanë minimizuar numrin e pushuesve edhe pse jemi në pikun e sezonit. Pushuesit kryesisht kosovarë shprehen se shumë miq e të afërm të tyre janë larguar duke i lënë pushimet përgjysëm.

"Temperaturat janë të mira vetëm fryn pak dhe uji është i ftohtë", thotë një pushues. "Koha shumë e mirë është vetem se fryn pak erë dhe populli del pak më vonë dhe koha do jetë më e mirë besoj pasdite", thotë një tjetër.

Por nuk është vetëm moti, papastërtia në plazhin e Shëngjinit është problemi më shqetësues për pushuesit. "Pastërtia nuk është nivel që duhet, 12 orë papastërti. Nëse vazhdon kështu shpejt do të largohet shumica, unë nuk vij më këtu. Kam tre vjet që vij, dhe vit pas viti më keq po e gjej", shprehet një pushues.

Këtë sezon turistik, plazhi i Shëngjinit po frekuentohet më shumë nga pushues ditor dhe më pak nga ata sezonalë . Problematikat e trashëguara nga njëri vit në tjetrin të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e higjenës dhe infrastrukturën i kanë mbajtur larg edhe pushuesit tradicionalë.
Nga Lindita kokaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate