22 luglio 2012

Durrës, 5 tragete shtesë për udhëtarët nga Italia


DURRES- Pesë tragete shtesë do të lundrojnë sot nga Durrësi në drejtim të Barit (Itali), ndërkohë që në orët e para të mëngjesit në portin më të madh të vendit tonë kanë mbërritur pesë tragete të tjerë me rreth 4500 vetë në bord.

Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e portit, sot rreth orës 21.00 pritet të mbërrijnë në Durrës edhe tre tragete të tjerë me udhëtarë, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm të mjeteve të mëdha lundruese që vijnë brenda ditës nga Bari në Durrës.

Sot paradite, nga ora 08.00 deri në ora 09.45 pranë terminalit të trageteve janë ankoruar mjetet lundruese me kamionë dhe udhëtarë "Lato", "Red Star 1", "Rigel", "AF Francesca" dhe "Ionis". Sipas të njejtave burime, përpunimi i udhëtarëve po kryhet normalisht dhe do të përfundojë brenda pak minutave.

Burimet thanë se të pesë tragetet do të nisen në ora 12.00 drejt Barit (Itali) për të mundësuar në mesnatë transportin drejt vendit tonë të qindra bashkëatdhetarëve të tjerë, me punë dhe banim në Evropën Perëndimore, të cilët kanë prenotuar lundrimin me traget.

Deri në mesin e muajit shtator çdo fundjavë në portin e Durrësit dhe atë të Barit do të ketë 4-5 tragete shtesë në ditë, duke mundësuar lëvizjen normale të udhëtarëve që kanë vendosur t'i kalojnë pushimet e verës në vendin tonë. Gjatë periudhës korrik-shtator të vitit të kaluar nëpërmjet portit të Durrësit kanë lëvizur me tragete mbi 400 mijë udhëtarë.

(atsh/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate