Irena Kanani
on Monday, 16 July 2012.
Sa
prej jush kanë dëgjuar për Valbonën, perlën alpine shqiptare? Shumë.
Dhe besojmë shumë të tjerë edhe kanë qenë atje. Por pak (ose aspak) prej
jush kanë qenë ndonjëherë në Shpellën e Dragobisë, pavarësisht se mund
të kenë qenë në Dragobi. Këtu nuk duam të llogarisim speleologët ose
studiuesit që mund ta kenë vizituar shpellën për qëllime profesionale.
Në vazhdën e pikave tërheqëse turistike të Shqipërisë, të cilat mund të
vizitohen edhe për qëllime të tjera, do të donim të veçonim këtë herë,
pikërisht shpellën e Bajram Currit.
Sa
prej jush kanë dëgjuar për Valbonën, perlën alpine shqiptare? Shumë.
Dhe besojmë shumë të tjerë edhe kanë qenë atje. Por pak (ose aspak) prej
jush kanë qenë ndonjëherë në Shpellën e Dragobisë, pavarësisht se mund
të kenë qenë në Dragobi. Këtu nuk duam të llogarisim speleologët ose
studiuesit që mund ta kenë vizituar shpellën për qëllime profesionale.
Në vazhdën e pikave tërheqëse turistike të Shqipërisë, të cilat mund të
vizitohen edhe për qëllime të tjera, do të donim të veçonim këtë herë,
pikërisht shpellën e Bajram Currit. Fshati Dragobi ndodhet në Luginën e
Valbonës, një fshat me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri
200-vjeçare, me ujvarën që rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtëpitë
karakteristike prej guri, me çati të pjerrëta e ruajnë akoma konstruktin
tradicional të krahinës. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të
rrjedhës së ujit të Valbonës, mes pyllit të dendur ndodhet shpella e
Bajram Currit. Emër jo pak i njohur nga çdo shqiptar si Hero i Popullit.
Bajram Curri ka qenë atdhetar e demokrat i shquar revolucionar,
udhëheqës i lëvizjes për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit. U vra
nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, më 29
mars 1925. Atje tej, në sfondin e errët të një shkrepi malor, ndodhet
Shpella e Dragobisë, e cila është madhështore për nga bukuritë dhe
atraksionin që ofron. Çdo vit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka
pësuar rritje në këtë zonë, por për fat të keq ata nuk kanë një program
të mirëfilltë për këtë shpellë. Askush dhe asnjë agjensi nuk i sjell për
ta vizituar, të paktë janë ata që duan të shijonë aventurën e shëtitjes
nëpër pyll dhe marrjes së shpërblimit duke shijuar shpellën e
Dragobisë, kaq shumë të përfolur nëpër librat e historisë. Ata janë
nisur për në një tjetër destinacion, në Valbonë, ku nxitojnë të shijojnë
ushqimin tradicional si mishin e kecit, “kingjin në hell” (fërlikun),
troftë Valbone, çorbë, gjizë me speca djegës, qumësht, mjaltë trumze dhe
djathë deleje, mazë, bukë misri (leqenik), kos të kulluar dhe fli, pra
janë të gjitha produkte biologjike të zonës, të shijuara këto në prani
të një natyre të paharrueshme. Shpeshherë dëgjojmë për atraksione
turistike të ngjashme me shtëpitë apo vendvarrimet e Franz Kafkës,
Sergei Eseninit, Elvis Preslit, ku pelegrinët mbajnë radhë të gjata,
madje udhëtimi i shumë prej tyre është vetëm për këtë qëllim, vizita në
këto vendvarrime, për të parë dhe për të vendosur një tufë me lule, për
të bërë një fotografi, për të ndezur një qiri, etj. Ashtu si shumë prej
nesh bëjnë pelegrinazh në kishën e Shën Ndout apo në malin e Tomorit, po
kështu njerëzit mund të pelegrinonin (nuk po pretendojmë radhë të
gjata) edhe në Shpellën e Dragobisë... Shqipëria ofron shumë vende të
tilla, që lidhen me një histori apo personazh historik, për të bërë
pelegrinazh, në çdo zonë të saj. Ne do ti zbulojmë dhe do t`jua
përcjellim, duke shpresuar se në të ardhmen do të realizojmë reportazhe
të bukura, për numrin e lartë të turistëve në këto atraksione
historiko-kulturore shqiptare....http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/destinacione/item/shpella-e-bajram-currit-apo-e-dragobise
Nessun commento:
Posta un commento