18 luglio 2012

Zona turistike Shëngjin-Kune pa ujë e drita: Vidhet kablli

ISHULL LEZHË 18/7/2012 – Rreth orës 22:30 të së martës është vjedhur linja elektrike në Ishull Lezhë, në afërsi të Hotelit të Gjuetisë. Kjo linjë furnizon me energji fshatrat Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë, si edhe stacionin e pompave të ujit të pijshëm që furnizon me ujë zonën turistike Shëngjin-Kune, si edhe 2 fshatrat Ishull Lezhë dhe Ishull Shëngjin. Nuk është rasti i parë që vidhen linjat elektrike në këtë zone, duke lënë për orë të tëra banorët në errësirë, si edhe pa ujë të pijshëm. Sipas burimëve në vendngjarje mësohet se janë vjedhur 3 kampata, ose 600 metra linear kabëll bakri në linjën e tensionit të mesëm. Që nga mbrëmja e së martës zona turistike Shëngjin-Kune nuk furnizohet me ujë të pijshëm.
Kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, theksoi se ky nuk është rasti i parë, është një gjest i turpshëm dhe akt kriminal që po bëhet nga banorët e zonës në bashkëpunim me elektricistë. Kacaj i kërkoi policisë që të hetojë për këto raste.
Gjatë këtij sezoni Shëngjini nuk ka pasur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm dhe as me energji elektrike, përjashtruar rastin e sotëm, ku shkak është bërë vjedhja e linjës elektrike.
Specialistët kanë nisur punën për zëvendësimin e kabllit të vjedhur në këtë linjë. Ndërkohë në vengjarje ka ardhur edhe drejtori i policisë së Lezhës dhe po hetojnë për rastin në fjalë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate