17 luglio 2012

Shqipëria është gati të presë turistët që do të vijnë, por jo turistët që pretendon

Nga Ndoc Mulaj


Ketë vit do të ketë më shumë pushues shqiptarë që do të zgjedhin bregdetin tonë për të pushuar, sepse shumë njerëz shpenzuan kursimet e tyre për të vizituar të afërmit me rastin e liberalizimit të vizave, por edhe për shkak të çmimeve më të larta që këtë vit ofrojnë të gjitha agjensitë turistike për pushime jashtë Shqipërisë. I vetmi ndryshim për mirë që ka ndodhur qysh nga fillimsezoni i vitit të kaluar, është moti i mirë, i cili ka bërë që këtë vit, sezoni turistik të filloje disa javë më parë nga sa pritej prej administratave vendore respektive, të cilat ky ndryshim i gjeti absolutisht të papërgatitura. Kjo është e pafalshme, sepse nuk duhet të merren për bazë kushtet atmosferike të viteve të kaluara, por duhet të ketë data të caktuara për fillimin e sezonit turistik, duke filluar përgatitjet që në fillim të pranverës. Për shembull: në qoftë se firmat që kanë tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë nga bora, presin që të fillojë bora dhe të shkojnë për të marrë kripën në Vlorë, do të kishim një kaos të paparë të bllokimit të rrugëve, por nuk ndodh ashtu, sepse ato mbushin magazinat e tyre që në fillim te vjeshtës, dhe bora e parë i gjen të gatshëm për përballimin e situateës.
Për mendimin tim, nuk do te ketë ndonjë ndryshim të madh përsa i përket numrit të turistëve që do të zgjedhin këtë vit për të pushuar në vendin tonë. Nuk duhet të nisemi nga numri i personave që kalojnë kufirin dhe as nga ata persona që mbushin makinën me naftë në vendin e tyre, marrin edhe bukën me vete, vijnë e lahen në det dhe kthehen brenda ditës në shtëpitë e tyre. Nga këta lloj “turistësh” Shqipëria nuk merr të ardhura as sa një pishinë private dhe unë nuk do t’i konsideroja asnjëherë si turistë. Ketë vit do të ketë më shumë pushues shqiptarë që do të zgjedhin bregdetin tonë për të pushuar, sepse shumë njerëz shpenzuan kursimet e tyre për të vizituar të afërmit me rastin e liberalizimit të vizave, por edhe për shkak të çmimeve më të larta që këtë vit ofrojnë të gjitha agjensitë turistike për pushime jashtë Shqipërisë. Ne si qendër na intereson më shumë turizmi malor, sidomos në Alpe, destinacion për të cilin ka një interes si të turistëve të huaj, por edhe shqiptarë, që po vjen çdo ditë e në rritje. Fatkeqësisht ne nuk kemi kapacitete për akomodimin e tyre, pasi ekzistojnë vetëm disa inciativa te vogla private dhe infrastruktura është shumë e dobët. Ketë vit kemi dëgjuar shumë deklarata të fuqishme në drejtim të turizmit malor, por jam i bindur se ata qeveritarë që japin deklarata të tilla, jo vetëm nuk i kanë vizituar këto pika turistike malore, por edhe nuk kanë kurrfare ideje mbi kushtet pritëse e sidomos gjendjen e rrugëve.
Rekomandimet nga mediat dhe ekspertet nderkombëtarë për Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore per t’u vizituar këtë vit, jane shumë të rendesishme për të sotmen dhe për të ardhmen turistike të Shqipërisë, por duhet të punohet shumë nga të gjitha institucionet shtetërore dhe private, në mënyrë që t’u përgjigjemi këtyre rekomandimeve jo vetëm me fjalën e artë “mikpritje”, por me përmirësimin e kushteve akomoduese, mjedisore, infrastrukturore etj.
Shqipëria është gati për të pritur ata turistë që do të vijnë dhe jo ata që pretendon. Fatkeqesisht do te duhen edhe disa vite punë për të pritur turistët që pretendojmë sot. Madje edhe atëherë me kushte mesatare, se për kushte shumë të mira do të duhen dekada, me këto ritme që po ecet në zhvillimin turistik të vendit, sidomos në drejtim të turizmit malor. Akoma edhe sot, në vitin 2011 ka vende perla për zhvillimin e turizmit malor, si Curraj i Epërm, në krahinën e Nikaj-Mërturit etj etj. te paidentifikuar si të tilla nga strukturat përkatëse, e jo më të jetë bërë ndonjë përpjekje tjetër për zhvillimin e tyre.
 Kohet e fundit u morën disa masa në ndikim të mbarëvajtjes së turizimit, por janë shumë të vonuara dhe kam frikë se do të mbeten vetëm në letër. Qeveria duhet të marrë masat e duhura nëpërmjet udhëzimeve të saj në fillim të vitit kalendarik dhe jo në fillim të sezonit turistik, pasi duhet shumë kohë dhe punë për zbatimin e tyre. Për këto masa e ligje foli edhe zv/ministri për Turizmin z.Lesi, por le të marrim vetëm një shembull konkret për Shëngjinin, meqenëse vetë z.Lesi është rritur pak km larg tij: ku kanë gjetur zbatim këto masa të qeverisë atje? Sa kohë duhet pas mbylljes së plazhit në mbrëmje për t’u kyqur nga Shëngjini nëpërmjet të vetmes rrugë tokesore për në rrugën nacionale, e për çfarë, aspak më shumë se 500 metër rrugë shtesë për në rrethrrotullimin që vazhdon për Tiranë? Ose më elementarja, i gjithë plazhi i Shengjinit nuk ka as edhe një banjo ku njerëzit mund të kryejnë nevojat personale, duke ditur që ky plazh frekunetohet me së shumti nga pushues ditorë...?http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/forum/item/sezoni-turistik

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate