Me një shpërndarje gjeografike që e rrok krejt Shqipërinë turistike nga veriu - jug, në linje- perëndim. Irhan Jubica
on Tuesday, 17 July 2012.

Një detyrë të tillë ka marrë përsipër të kryejë këtë numër revista Travel, nëpërmjet angazhimit voluminoz e të mundimshëm për me thirrë në forum zërin e vërtetë të turizmit në Shqipëri: biznesin akomodues, i cili është ai që përballet drejtpërdrejt me turistët, ai që nuk pret t’ia thotë kush numrin e personave që kanë hyrë në këtë apo atë pikë të kalimit kufitar, numrin e pushueve ditorë apo të turistëve të huaj. Kanë marrë pjesë në këtë forum jo pak, por rreth 1.5 përqind e biznesit hotelier në Shqipëri, shifër kjo shumë herë më e madhe se ajo që njihet nga praktikat e sondazheve, kampionet e të cilave nuk e kalojnë 0.03 përqindshin e numrit të përgjithshëm të target grupit.
Nëpërmjet këtij forumi revista nuk merr përsipër të nxjerrë përfundime mbi gjendjen reale të turizmit në Shqipëri, tani që sezoni është në finalen e vet, duke ia lënë këtë ekskluzivitet lexuesit mendjehapur, i cili e ka mundësinë të krahasojë brenda së njëjtës revistë statistikat zyrtare mbi numrin e hyrje-daljeve të njerëzve e mjeteve në Shqipëri, me zërin e operatorëve turistikë që i janë përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve mbi ecurinë e biznesit të tyre në këtë sezon turistik. Me një shpërndarje gjeografike që e rrok krejt Shqipërinë turistike nga Valbona në Ksamil, nga Durrësi në Pogradec, nga Thethi në Voskopojë e Leskovik, nga Kavaja në Vlorë e nga Lura në Sarandë, duke kaluar edhe mespërmes Beratit e Gjirokastrës, biznesi hotelier është i pranishëm në këtë numër të revistës Travel me përvojat e këndvështrimet e larmishme për bukën e vet të përditshme. E meqë erdhëm në këtë pikë, është koha që institucionet ta shkëmbejnë në lekë rritjen e madhe të numrit të turistëve që deklarojnë se kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij sezoni, sepse ata që hanë bukë me këtë punë, nuk mendojnë aspak kështu.http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/editorial/item/turizmi-perballe-vetvetes
Nessun commento:
Posta un commento