Tiranë Korrik 07,2012 - 17:51- Operatorët
turistik shqiptar kanë shtuar listën e destinacioneve turistike në
fushën e trashëgimisë kulturore. Kryetari i Unionit të Operatorëve
Turistik, Sadik Malaj, shpjegon se për shkak të disa përmirësimeve në
infrastrukturë, në guidat e turistëve të huaj janë shtuar parqe
arkeologjike si Bylisi dhe Antigonea, por edhe disa objekte të kultit.Prej disa vitesh, numri më i madh i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë i takon vendeve gjermanisht-folëse, të ndjekur nga ata të Europës Qendrore, por sipas Malaj, vendet aziatike që kanë nivel të lartë jetese, do të kryesojnë listën.
Nessun commento:
Posta un commento