08 luglio 2012

Bregdeti i Kavajës fsheh një nga plazhet më të panjohura dhe ende të paprekura nga urbanizimi. Ai është Gjiri i Farsilugës, krejtësisht i virgjër dhe i fshehur në bregdetin e Adriatikut.



Bregdeti i Kavajës fsheh një nga plazhet më të panjohura dhe ende të paprekura nga urbanizimi. Ai është Gjiri i Farsilugës, krejtësisht i virgjër dhe i fshehur në bregdetin e Adriatikut.

Edhe në Kavajë janë të paktë ata që e njohin këtë gji dhe plazhin e tij, madje dhe për ata është e vështirë të të orientojnë si mbërrihet atje.

E gjithë zona ofron një perspektivë të plotë për zhvillimin e turizmit në të gjithë tipologjinë e vet.

“Ka qenë një zonë ushtarake para viteve ’90 dhe nuk lejohej të frekuentohej. Është një perlë e vërtetë në të gjitha drejtimet sepse është një përbërje, shkrirje shumë përmbajtësore. Ka vecoritë e veta sepse ajo nuk është e njëjtë me shtrirjen e Kepit të Rodonit, nuk është e njëjtë edhe me zonat jugore, nuk është e njëjtë edhe me zonat jugore, as me Ujin e Ftohtë e me zonat poshtë Himarës”, thotë studiuesi Abdulla Tafa.

Ndonëse jo larg Tiranës, Durresit dhe Aeroportit të Rinasit bregdeti Adriatik ruan në gjirin e vet mrekulli të natyrës dhe historisë. Në këtë gji dhe përreth tij studiuesi Tafa thotë se mund të gjesh edhe shenja të parahistorisë, si ato të tempujve të Magna Mater, Nënës së Madhe, të paraIlirëve dhe periudhës së taulantëve.

Zonë portuale deri në Mesjetë, Gjiri i Farsilugës sot nuk gjendet në asnjë hartë dhe nuk shfaqet në asnjë kërkim elektronik. Ai frekuentohet vetëm nga banorët e fshatit pranë, Bagosë të cilët gjithashtu duhet të lëvizin më vështirëse për të mbërritur aty.

Përkatësia territoriale e plazhit, sipas banorëve të zonës, ndahet mes Komunës Golem dhe asaj Synej, por asnjëra prej tyre nuk ka investuar për ta bërë më të arritshëm këtë plash.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate