17 luglio 2012

“Trio of Love” çel festivalin e jazz-it në Tiranë


 16 Korrik 2012 - 22:00
Festivali “Tirana Jazz and World Music Festival”, ku do të përfshihen pjesëmarrës nga shtete të tjera dhe nga Kosova nis edicionin e tij të parë. Grupi “Trio of Love” i Kosovës do të ccel festivalin pesëditor të jazz-it në Tiranë. Rrugëtimi i tij do të nis më 18 korrik me një bend muzikor, i cili eksperimenton duke miksuar jazz-in me zhanre të tjera muzikore. Kosova do të përfaqësohet me dy performanca në “Tirana Jazz and World Music Festival” që do të vijojnë deri më 22 korrik. Në skenën e festivalit do të ngjiten jazz muzikantët nga Italia, Franca, Shqipëria, Zvicra, Holanda, Austria e vende të tjera. “Ne do të performojmë vetëm këngë origjinale, autoriale që janë pjesë e albumit tonë të parë”, ka thënë Taulant Mehmeti, kitarist i “Trio of Love” nga Kosova. Sipas Mehmetit, “Trio...” tashmë është familjarizuar me publikun shqiptar. “Besojmë që publiku do të na presë mirë. Është e rëndësishme një prezantim i tillë, sepse synimi ynë është të jemi sa më prezent jashtë vendit”, ka thënë ai. “Trio of Love” është krijuar në vitin 2011. Është prezantuar për herë të parë në ‘Prishtina Jazz Festival’ në nëntor të vitit 2010 dhe është mirëpritur nga publiku e kritika. Anëtarët e bendit që do të ccelë natën e parë janë Taulant Mehmeti - kitarë, Fatlind Ferati - basist dhe Enes Bajramliqi - baterist. “Tirana Jazz & World Music Festival”, u ideua nga Besim Petrela, menaxher arti. Petrela pohon se “ky festival do të ketë surpriza dhe do jetë një përqasje e re për publikun artdashës të qytetit të Tiranës.”

(dh.h/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate