Admiruesit e mishit të qengjit patën mundësinë të shijonin recetat të shumëllojshme të mishit të qengjit. Gjithashtu, për të vijuar edhe më tej kënaqësinë e kësaj nate, të ftuarve ju dhanë libërtha me receta të shumëllojshme gatimi për mishin e qengjit.
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Z. Stefan Cipa, i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi vlerën e kësaj iniciative duke thënë se “Shoqata e Blegtorëve “Qengjat e Jonit” është një shembull i mirë i standardeve që ne duhet t’ju sigurojmë banorëve tanë dhe turistëve të cilët vizitojnë qytetin tonë pothuajse gjatë gjithë vitit”.
Ai shprehu krenari në lidhje me faktin që Saranda gëzon “jo vetëm një bregdet të mrekullueshëm dhe një trashëgimi kulturore të shumëllojshme, por gjithashtu edhe një nga kuzhinat më të mira të rajonit”.
“Nata e Qengjave” u zhvillua nga Shoqata e Blegtorëve “Qengjat e Jonit” në bashkëpunim me Klubin e Shefave të Kuzhinës “Shija e Paqes” dhe Restorant Limani, ndërsa aktiviteti u organizua nën mbështetjen e të projektit të PNUD “Përmirësimi i Sektorit të Blegtorisë në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Koperacioni Italian
Mbarështuesit e deleve nga Rajoni i Sarandës dhe Delvinës vendosën të krijonin Shoqatën e Blegtorëve “Qengjat e Jonit” në fund të vitit 2010, me qëllim rritjen e cilësisë së qengjave në përputhje me standardet Evropiane dhe përmirësimin e marketingut. Qengjat e shoqatës shiten nën markën “ Qengjat e Jonit”. Këta qengja rriten në kushte natyrale, të shëndetshme dhe higjienike në përputhje me rregullat e kontrollit veterinar”.
Në këtë event morën pjesë përfaqësues së Projektit të PNUD, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, anëtarë të shoqatës, aktorë të tjerë të rëndësishëm të industrisë si edhe shumë turistë të qytetit të Sarandës.
(gm/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento