Nga Luan Dervishej
Duke mos ditur se çfarë kemi, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duam, nuk mund të themi se mund të përgatitemi apo se jemi përgatitur mirë. Fillimisht do të doja të uroja stafin për iniciativën e re për të botuar një revistë të dedikuar turizmit, një fushë sa e njohur dhe e panjohur për publikun shqiptar. Për turizmin është edhe lehtë, por edhe vështirë të flasësh apo ta trajtosh: çdokush e prek atë e ndaj mund të flasë apo të kuptojë atë se çfarë ka prekur/provuar nga turizmi, por nga ana tjetër është e vështirë që të mund ta përmbledhësh, përkufizosh turizmin, të nxjerrësh konkluzione, krahasime dhe gjykime përfshirëse, pasi ai është shumëdimensional dhe i lidhur me mjaft elementë të tjerë të zhvillimit. Turizmi si fenomen, tërësi aktivitetesh dhe marrëdhëniesh, si ekonomi ndërsektoriale ndërthuret me mjaft fusha të zhvillimit, ekonomisë, administrimit, infrastrukturës, trashëgimisë, marrëdhënieve ekonomike e sociale dhe diskutimet për zhvillimin e tij nuk mund të shmangen nga kompleksiteti i këtij ambienti dhe sistemi marrëdhëniesh. Kur përmendim apo trajtojmë turizmin në një media, ai është një produkt ku audienca është e interesuar si konsumatore e tij për informacion, argumente, analiza, këshillime për përdorimin e tij. Por kur diskutojmë dhe analizojmë për problematikat e tij, për konkurrueshmërinë, për cilësinë, për përmirësimin e tij, për të ardhmen e turizmit si ekonomi kombëtare, audienca është një aktor dhe faktor që mund të ndikojë në vendimmarrjen dhe zhvillimin e tij. Ndaj dhe adresimi i publikut për turizmin në media, duke marrë parasysh rolin dhe interesin e dyfishtë të tij për audiencën, është një sfidë jo e lehtë, ashtu siç nuk është i lehtë vetë menaxhimi dhe zhvillimi i tij. Kjo sfidë kërkon kontributin e një game të gjerë aktorësh që mund të trajtojnë temat apo elementet e ndryshëm të tij dhe debatet, sqarimet për një kuptim e vizion të përbashkët. Informacioni dhe komunikimi, trajtimi sistematik i elementeve përbërës të tij, fryma e bashkëpunimit, janë disa nga instrumentet që shpresoj se do të mund të përdoren dhe nga ky medium i ri për turizmin.
Jemi mësuar të flasim për sezon turistik duke iu referuar sezonit veror ku tradicionalisht merren pushimet vjetore dhe bregdeti shfrytëzohet për plazhet e tij. Praktikisht edhe për turizmin shqiptar shifrat flasin për një masë kryesore vizitorësh në periudhën e verës. Krahas pushuesve vendas, kemi edhe shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe emigrantët që preferojnë të shpenzojnë pjesën kryesore të pushimeve gjatë këtij sezoni. Ajo se çfarë mund të vërejmë në dinamikën e viteve të fundit dhe të bëjmë krahasime, është se turizmi në Shqipëri po kthehet në një fenomen mbarëvjetor. Njohja dhe trajtimi si i tillë është me rëndësi, si për komunikimin me publikun, por edhe për të trajtuar zhvillimin e tij. Kjo vjen si rezultat i zhvillimeve dhe i kombinimit të faktorëve ofertë dhe kërkesë në turizmin shqiptar. Nga faktori i zhvillimeve të ofertës turistike mund të përmendim përmirësimet në infrastrukturë, akses, imazh, shërbime të shtrira në gjithë territorin e vendit, që bëjnë të mundur hyrjen më të lehtë në Shqipëri dhe lëvizshmëri më të madhe të vizitorëve në territor. Po kështu dhe në faktorin kërkesë turistike kemi një dinamikë të zhvillimeve në vitet e fundit. Po shtohet numri i vizitorëve ndërkombëtarë që vijnë të eksplorojnë kulturën dhe natyrën shqiptare, lloj turizmi ky që shtrihet gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në sezonin e verës dhe jo vetëm në bregdet. Këta vizitorë, për nga mënyra e organizimit janë në masë të madhe me grupe ku mund të ketë një masë turistësh ose në forme individuale, turistë eksplorues dhe në përgjithësi aktivë. Vetëm grupmoshat e larta (çifte në pension) që vijnë të organizuar në grup, mund të jenë të orientuar me kombinim të pushimeve pasive. Pra aktualisht, vizitorët ndërkombëtarë joshqiptarë, nuk janë të kategorisë së pushimeve familjare me orientim kryesor bregdetin.
Me hapjen e rrugës Durrës-Kukës gjatë vitit të fundit, vërejmë se fluksi i lëvizjeve nga Kosova po shtrihet gjatë gjithë vitit dhe kemi frekuentime gjatë fundjavave. Nga ana e pushuesve vendas kemi një zhvillim në sjelljen e tyre si konsumatorë turistikë. Nga zhvillimet e përgjithshme social-ekonomike kemi një diversifikim të segmenteve të tregut konsumator me një gamë më të gjerë kërkesash dhe mundësish financiare. Me zhvillimet e ofertës turistike vendase, por edhe të huaj, e me liberalizimin e vizave, duke i kombinuar me mundësitë e mobilitet me të madh dhe në vend rriten alternativat për pushime, që po orienton një tendencë të realizimit të pushimeve në periudha me të shkurtra dhe në pika të ndryshme. Kjo rritje e dinamikës së lëvizjes së vizitorëve në intensitet dhe gamë me të gjerë kërkesash, ndikon që shërbimet turistike të ballafaqohen me intensivisht me kërkesat e tregut dhe eksperienca që krijohet të beje të mundur përmirësime në vazhdim. Pra, nëse mund të përmbledhim tani konkluzionet për të analizuar zhvillimet për këtë vit apo këtë sezon piku, mund të themi se kemi përmirësime graduale në një sërë drejtimesh, si infrastrukturë, cilësi dhe gamë shërbimesh, por vazhdojmë të kemi probleme që lidhen me sistemin e përgjithshëm (ekonomik, infrastrukturë, menaxhim shërbimesh) që vazhdojnë të mos zgjidhen apo përmirësohen, si janë problematika e menaxhimit të mbeturinave, menaxhimi i plazheve, cilësia e shërbimeve, zhvillimet kaotike, ndërhyrjet në ambient dhe peizazh e informacioni i pamjaftueshëm turistik. Pikërisht këto problematika që kanë të bëjnë me sistemin e organizimit dhe të menaxhimit të ekonomisë dhe jetës së vendit, kanë nevojë për analiza, debate, vizione, për zgjidhje që duhet të jenë afatgjata e që nuk mund të zgjidhen nga dinamika e zhvillimeve kërkesë-ofertë të tregut. Atëherë. Parashikimet bazohen në analizat e zhvillimeve të mëparshme (ajo se çfarë trajtuam më sipër), në analizat e sjelljes së tregut dhe të zhvillimeve të brendshme e të jashtme që mund të kenë ndikim në fluksin turistik. Përveç atyre që përmendëm më sipër, këtë vit, si faktorë të brendshëm mund të shtojmë problemet që krijohen në imazh nga zhvillimet e janarit apo imazhet e përcjellja pas zgjedhjeve, si dhe realizimi i zgjedhjeve vendore në prag të sezonit intensiv turistik, që ka ndikimin e vet në cilësinë dhe organizimin e shërbimeve publike në zonat turistike. Situata globale ekonomike mund të ndikojë te vizitat e emigrantëve dhe te shpenzimet e përgjithshme për turizëm, përfshirë dhe të turizmit vendas. Si shumatore e gjithë këtyre faktorëve, parashikimi për këtë vit është që të vazhdojmë të kemi një rritje graduale të fluksit të vizitorëve, të kemi një shpërndarje edhe gjatë vitit, dhe të vazhdojmë të kemi krahas pushimeve në bregdet, eksplorime të zonave të natyrës malore, dhe të atraksioneve kulturore, përfshirë dhe qytetet kryesore të vendit. Problemet e krijuara, të imazhit në media në momente të veçanta gjatë këtij viti, mund të ndikojnë në një zbehje të intensitetit të vizitave nga turistët ndërkombëtarë (në krahasim me një parashikim më optimist nga fillimi i vitit). Problematika prezente e turizmit do të ndikojë në eksperiencat e turistëve, gjë që ka një efekt më afatgjatë dhe të pamatshëm në moment.
Nëradhë të parë duhet të analizojmë dhe të kuptojmë këto rekomandime. Mjaft media dhe kompani ndërkombëtare bëjnë vlerësime dhe rekomandime të përvitshme për vizitorët. Nga mediet që kanë adresuar Shqipërinë për këtë vit, Shqipëria vlerësohet si një vend interesant për t’u vizituar në kategorinë e eksplorimit, me një përzierje të natyrës, kulturës, historisë që mbart një veçanti e autenticitet, një vend që për arsyet e veta historike dhe të zhvillimit, ka mbetur pak i njohur dhe i pavizituar. Pra duhet të kuptohet se këto rekomandime vlejnë dhe ndikojnë për një kategori të caktuar vizitorësh dhe nuk janë vlerësime unike e gjithëpërfshirëse, vlerësime për të vetmin vend në botë që ia vlen të vizitohet, apo vlerësime për cilësi superiore shërbimesh. Përveç këtyre rekomandimeve, që patjetër ndikojnë në ngjalljen e interesit të turistëve, faktorë të tjerë në vendimmarrjen për të ardhur, janë informacioni i mjaftueshëm dhe alternativat e tjera që ata kanë. Po kështu vendimmarrja e turistëve për pushime dhe vizita nuk është e menjëhershme. Si rrjedhim, ndikimi për një rritje të ndjeshme të vizitorëve vetëm nga këto rekomandime nuk mund të jetë i menjëhershëm dhe automatik. Nëse jemi të interesuar për ardhjen e tyre, nuk mund të mbesim në pritje, por duhet të shtojmë dhe përmirësojmë shërbimet dhe komunikimin e informacionit.
Një ndër problemet kryesore të zhvillimit të turizmit në Shqipëri është se akoma nuk kemi një vizion dhe konsensus të gjerë se çfarë turizmi duam të kemi, çfarë duam nga turizmi, dhe kjo është e lidhur me njohjen dhe kuptim e asaj se çfarë kemi dhe çfarë do të jetë më mirë të bëjmë dhe që mund ta bëjmë. Aktualisht mund të dëgjojmë një larmi termash, pritshmërish, produktesh dhe shifrash për turizmin. Flasim për turistë evropianë, për turizëm elitar, por edhe turizëm bashkëjetues me mbeturinat, për turizëm malor, kulturor, ekoturizëm, për kroçera, për resorte të munguara, për numër turistesh më të madh se numri i banorëve të Shqipërisë.
Pra në publik, në media, në strategji, në praktikë flasim dhe kemi objektiva dhe pritshmëri të ndryshme. Strategjitë e turizmit nuk janë diskutuar gjerësisht në publik dhe zhvillimet në terren të turizmit kanë një lidhje të dobët me atë se çfarë është shkruar apo është vlerësuar se mund të jetë më e mira. Nuk duhet të harrojmë se aktorët e shumtë që kanë lidhje me turizmin, mund të kenë interesa të ndryshme: investitorë ndërtimi të interesuar vetëm për njësi rezidenciale, investime dhe industri të tjera që mund të kenë efekt negativ mbi ambientin, operatorët e turizmit që punojnë me vizitorë ndërkombëtarë dhe duan një ambient estetik sa me të pastër etj. Duke mos ditur se çfarë kemi, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duam, nuk mund të themi se mund të përgatitemi apo se jemi përgatitur mirë. Mendoj se pikërisht kjo sfidë duhet të trajtohet gjerësisht dhe thellësisht nga aktorët e turizmit dhe në media, që të fillojmë të krahasojmë potencialet me kërkesat e tregut, dhe të kemi një orientim më të qartë strategjik të turizmit. Paraprakisht vlerësoj se Shqipëria po frekuentohet nga grupe turistësh me kërkesa dhe psikologji të ndryshme: turistë masivë, kryesisht shqiptarë për bregdet dhe pushime pasive, dhe turistë eksplorues ndërkombëtarë, të orientuar nga natyra dhe kultura, kryesisht aktivë. Sfida është që të përfitojmë nga grupet e ndryshme, duke ditur të ofrojmë gamën e shërbimeve sipas kërkesave të ndryshme dhe të dimë në mënyrë inteligjente si t’i akomodojmë në një shpërndarje optimale gjeografike. Po kështu, modeli i menaxhimit të ciklit të shfrytëzimit të destinacioneve turistike tregon se turizmi ka nevojë për një planifikim dhe koordinim, për të arritur jetëgjatësinë e shfrytëzimit sa më të mirë. Si rrjedhim, sfida tjetër e madhe është të kemi një turizëm të qëndrueshëm që të mund të përfitojmë në një kohë sa me të gjatë prej tij, duke mos dëmtuar burimet natyrore dhe kulturore. Në përgjithësi kemi një orientim për ta trajtuar problematikën e turizmit më herët në kohë (në raport me sezonin veror), në krahasim me vitet e mëparshme për arsye si të sensibilizimit mediatik e publik, por dhe të intensitetit në rritje të kërkesës turistike. Por mbetet që turizmi të konsiderohet gjithëvjetor dhe të punohet gjatë gjithë vitit. Kur flitet për masa për sezonin kemi parasysh një gamë shërbimesh si infrastruktura me rrugë, energji, ujë, trafik, shërbime të pastrimit, rendit, mjedisit, shëndetit , informacionit , plazheve etj. Përsëri për arsye të shtjelluara më sipër e që kanë të bëjnë me sistemin dhe mënyrën e të punuarit, një kategori problemesh nuk kanë mundur të trajtohen si në kohën e duhur, por dhe në zgjidhje afatgjata. Pastrimi, mjedisi, menaxhimi i plazheve, informacioni turistik, elementet e infrastrukturës do të mbesin, (dhe jo vetëm për këtë vit) probleme që do shoqërojnë sezonin veror. Njohja e turizmit, objektiva më të qarta për të, bashkëpunimi ndërmjet sektorëve publik dhe privat dhe brenda tyre, janë disa nga rrugët që do të mund të çojnë në marrjen e masave të duhura në funksion të turizmit.http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/forum/item/sezoni-turistik

Nessun commento:
Posta un commento