Opozita dhe mazhoranca janë përfshirë në debate të forta më
njëra-tjetrën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në lidhje me
rrugën Levan –Vlorë, e cila ka nisur që prej vitit 2007, dhe ende nuk
ka përfunduar.
Investimi në këtë aks rrugor është bërë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës të zonës me potencial turistik, por kjo rrugë jo vetëm që nuk e ka favorizuar aspak turizmin në këto 5 vite, por kërkon fond shtesë në vlerë 18 milionë eurosh.
Opozita e ka akuzuar qeverinë për korrupsion lidhur me fondet që janë në funksion të aksit rrugor Levan-Vlorë, duke sjellë një dëmtim jo vetëm të turizmit, por ka rritur edhe shpenzimet.
“Është shpallur se rruga do të inaugurohej për 24 muaj. Cilat kanë qenë arsyet qe afati është tejkaluar”,- deklaroi deputeti i PS, Eduart Shalsi.
Opozita ka akuzuar shtetin për aferë korruptive, pasi në një kohë që nuk paguan kompanitë shqiptare për punët e përfunduara, kompenson kompanitë e huaja për inflacionin.
“Merrni përsipër ti paguani një kompanie diferencat që vijnë nga inflacioni, ndërkohë që ka një numër të konsideruar kompanish dhe një shumë të jashtëzakonshme, miliona euro të papaguara ndaj kompanive”,- tha Shalsi.
Edhe pse në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese u pranua se shtyrja në kohë e punimeve është faji i menaxhimit nga ana e kompanisë Alpine që fitoi tenderin asokohe, deputetet e maxhorancës votuan pro miratimit të fondit shtese prej 18 milion erosh, i cili do të përdoret për asfaltimit e 24 km rrugë dhe ndërtimin e dy urave.http://infoshqip.al/rruga-levan-vlore-opozita-qeveria-ka-vjedhur-fondet-ka-penguar-edhe-turizmin/

Nessun commento:
Posta un commento