
Dy prezantuesit e festivalit, këngëtarja Rosela Gjylbegu dhe aktori, Julian Deda, kanë bërë hapjen në një skenë gjigande të improvizuar në qëndër të pedonales së qytetit.
Ne skene interpretuan femije nga Divjaka, Prishtina, Mali Zi, Shkodra, Fieri, Kukësi, Berati, Durrësi, Fushë Kruja etj, gjithsej, 24 këngë.
Festivali i 50-te Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë organizohet nga Bashkia e Shkodrës, Qëndra e Kulturës së fëmijëve, Shoqata Shpirti Artistik i Shkodrës, RTV Shqiptar, me mbështetjen e MTKRS, Ministrisë së Arsimit dhe Shkences, Drejtorisë rajonale Arsimore të Shkodrës, nën kujdesin e Zonjës Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
(e.m/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/shkoder-nis-festivali-i-50-te-mbarekombetar-i-kenges-per-femije-94969.html
Nessun commento:
Posta un commento