
Kukësi
4/7/2012 është qyteti i vetëm në Shqipëri që ka fatin të rrethohet nga të
tria anët me ujërat e liqenit, duke formuar një gadishull tepër tërheqës
dhe të veçantë. Por në këto ditë të nxehta syri të zë fare pak ose
aspak pushues në brigjet e liqenit. Mungesa e kushteve për frekuentimin e
liqenit, papastërtitë në brigje, mungesa e ambienteve për shërbim, por
dhe ndarja me autostradë e liqenit, ku mungojnë mbi e nënkalimet, po i
mbajnë larg ujit të pastër e tërheqës banorët e Kukësit. Grupe të vegjël
fëmijësh dhe adoleshentësh e thyejnë heshtjen në këto ditë vape. Më
çanta me bukë me vete dhe me guximin e moshës ata janë rekordmenë në
sportin e tyre, duke u hedhur nga lartësitë mbi 15 metra nga ura e
Drinit të Zi. “Marrim bukë me vete dhe çdo ditë vijmë në liqen. Uji
është i pastër por në brigje ka ferra, papastërti. Shumë shokë tanët
kanë frikë të vijnë sivjet për t’u larë se nuk i lënë prindërit, por
kanë dhe vetë frikë. Thuhet se është parë një gjarpër i madh anakondë
dhe të gjithë kanë frikë, por unë jo”, thotë Miri. Në të vërtetë këtyre
fjalë që kanë përhapur panik në qytet u përgjigjen specialistët, të
cilët thonë se nuk ka asnjë kafshë të rrezikshme dhe të vetmet kafshë në
liqen janë peshqit. “Ujërat rezultojnë të pastra kimikisht. Janë bërë
analizat kimike në pesë pika të ndryshme dhe rezulton se ujërat janë të
pastra. Sa u përket thashethemeve për anakondë, janë krejt absurde. Do
ishte një mrekulli e shkencës biologjike apo një rast i jashtëzakonshëm
që këto ujëra të kishin një anakondë apo dhe një gjarpër tjetër të
madhësive të tilla. Kafshët më të mëdha në këto ujëra janë peshqit që
kanë shkuar deri në 67 kg, ballëgjeri. Nuk ka asnjë kafshë të rrezikshme
që rrezikon jetën e atyre që lahen në liqen”, pohon biologu Arben
Palushi. Liqeni i Kukësit u mbulua nga mbeturinat gjatë kohës së
reshjeve, të cilat janë larguar nga rrjedha, duke mbetur vetëm nëpër
brigjet e tij.
http://infoshqip.al/anakonde-ne-liqen-perhapet-panik-mes-pushuesve-ne-kukes/
Nessun commento:
Posta un commento