09 luglio 2012

Numër rekord udhëtarësh në kufirin Kosovë-Shqipëri se ata nuk mund të frekuentojnë bregdetin gjatë muajit gusht.

  Në kulmin e sezonit veror raportohet të kenë hyrë në Shqipëri më shtetas kosovarë se sa emigrantë shqiptarë në Greqi.

Statistikat e policisë tregojnë se për një javë pika e kalimit kufitar të Morinës ka regjistruar më tepër se 80 mijë hyrje të shtetasve kosovare duke e regjitruar këtë pikë-kalimi kufitar në pikat kufitare më të frekuentuara edhe  më shumë se Kapshtica dhe Kakavija.

Në një intervistë për Top Channel shefi i kufitit të gjelbër në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza deklaroi se sidoqoftë në të gjitha pikat kufitare vërehet një fluks hyrje-daljesh që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka shënuar një dyfishim edhe të hyrjeve edhe të daljeve nga Shqipëria.

“Për periudhën nga 1 deri në 7 korrik, Morina ka vendin e parë për shtetasit e huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Kapshtica, Kakavija, Moriqani, Rinasi dhe Durrësi kanë fluks, por që numri është i njëjtë me vitet e kaluara. Nga Morina kemi rreth 80 mijë shtetas më shumë që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë për një javë krahasuar me vitin e kaluar”, thotë zoti Merepeza.

Në sallën operative të Policisë së Shtetit, nga ku mes të tjerash monitorohen 24 orë në 24 , tetë pikat kufitare më të mëdha në vend, thonë se pikat që kanë patur më shumë fluks janë Kakavija, Kapshtica dhe Morina.

Megjithatë Policia Kufitare beson se muaji gusht do të jetë piku  i hyrje-daljeve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit akoma me dy pikat kufitare tradicionale Kapshticë dhe Kakavijë të njohura vitet e fundit për mbingarkesat e radhëve.

Vetëm për këtë të dielë policia kufitare raporton për Top Channel se kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria deri në orën 14:00 42 mijë e 907 shtetas shqiptarë dhe të huaj.





 KUKËS 08 Korrik 2012 - 10:49- Të paktën 18 mijë persona kanë hyrë në 24 orët e fundit nga Kosova në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit në verilindje të vendit, një shifër kjo rekord që prej nisjes së sezonit veror. Pavarësisht fluksi të madh, deri tani në doganën e Morinit nuk janë vërejtur radhë të gjata, kjo edhe për faktin se numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit ka arritur në 8.

Burime zyrtare të policisë kufitare thanë se numri i udhëtarëve që qarkullojnë përmes Morinit është dyfishuar krahasuar me fundjavën e kaluar, kur në Shqipëri hynë nga Kosova 8080 shtetas të huaj dhe 661 shtetas shqiptarë.

Numri më i madh i lëvizjes vërehet në orët e mëngjesit kur me qindra kosovarë hyjnë në Shqipëri duke iu drejtuar plazheve.

Fluksi i lëvizjes pritet të jetë në rritje gjatë këtij muaji pasi në fund të korrikut fillon muaji i Ramazanit që mbahet masivisht nga muslimanët kosovarë dhe që nënkupton se ata nuk mund të frekuentojnë bregdetin gjatë muajit gusht.

Ndërkohë, pavarësisht qarkullimit në rritje në akset rrugore që lidhin dy vendet, deri më tani nuk janë shënuar ngjarje të rënda. Në kuadër të sezonit veror policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës po zhvillojnë patrullime të përbashkëta në akset kryesore 24 orë në 24 orë. Një bashkëpunim i tillë mes policive të dy vendeve po realizohet për të tretin vit radhazi.

(d.b/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate