09 luglio 2012

Ansambli çon folklorin në trojet shqiptare jashtë vendit

TIRANË
07 Korrik 2012 - 12:45
Ansambli çon folklorin në trojet shqiptare jashtë vendit- Ashtu si shumë trupa artistike që gjatë sezonit veror do të udhëtojnë jashtë Tirane, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore tashmë nisur aktivitetin e tij artistik në skenat e tjera të trojeve shqiptare.

Lugina e Preshevës dhe ajo e Bujanovsit janë ndalesa e parë e artistëve të folklorit shqiptar nga Tirana ku mbrëmë u zhvillua nata e parë e koncertit që do të shfaqet edhe sot para publikut. Për shqiptarët e këtyre trevave janë përzgjedhur pjesët më të mira nga repertori folklorik kombëtar.
Koncertet me këngë dhe valle janë organizuar nga MTKRS në bashkëpunim me këshillin kombëtar të pakicës kombëtare në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë. Në këtë sezon turistik do të ketë larmi aktivitetesh ndërkohë që Ansambli i Këngëve dhe Valleve, duke qenë përfaqësues kryesor i traditave artistike, do të jetë në qendër të të gjitha aktiviteteve në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore përbëhet nga solistë, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestrina. Kostumet janë një pasuri e madhe e këtij ansambli, jo vetëm nga origjinaliteti, por edhe nga larmia e ngjyrave, modeleve dhe ornamenteve. Ato janë vlerësuar si vlera të rralla të kulturës tradicionale të një kombi.

Ky Ansambël ka në përbërje të tij artistët të valles, këngës, vokalit, koreografë, muzikantë, orkestrantë të drejtohen nga udhëheqësi artistik Sulejman Baltëza. AKKVP ka në repertorin e tij mbi 100 valle të reja, me motive dhe muzikë nga të gjitha trevat, me tematikë të larmishme, me koreografi të spikatur, ku shumë prej tyre, kanë hyrë në fondin e artë, jo vetëm të Ansamblit, por edhe të vetë kulturës shqiptare në përgjithësi
(e.m/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate