11 luglio 2012

Ministria e Mjedisit: Penalizime për ato subjekte që ndotin mjedisin


 më 11 Korrik 2012
Megjithëse situata e shkarkimeve të paligjshme të ujërave te zeza në zonën bregdetare ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet më përpara, Ministria e Mjedisit bën me dije se do të penalizojë me ndëshkime maksimale të gjitha ato subjekte që ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet, gjobat e të cilëve do varjojnë nga 10-20 milionë lekë deri në kallzim penal.
Drejtori i kontrollit për Mjedisin Alfred Deshati gjatë deklaratës së tij është shprehur edhe në lidhje me gjobat e vëna për ndotjen akustike, ku vetëm gjatë fundjavës së shkuar vlera e gjobave për subjektet në qytetet e Tranës, Durrësit, Vlorës dhe Shkodër ka kapur vlerën në total 2.2 milionë lekë të reja dhe 3 pezullime aktivitetesh në Tiranë dhe Shkodër.http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047260949/titulli/Ministria-e-Mjedisit-Penalizime-per-ato-subjekte-qe-ndotin-mjedisin

Në Tiranë janë vendosur 24 gjoba dhe 2 pezulllime aktiviteti
Në Vlorë janë vendosur 26 gjoba
Në Shkodër janë vendosur 4 gjoba dhe 1 pezullim aktiviteti
Në Durrës është vendosur 1 gjobë

Vlera e gjobave ne total shkon në 2.2 milionë lekë të reja

"Ministria Mjedisit do të ushtrojë me një vullnet të hekurt të gjitha kompetencat e saj ligjore, në sigurimin e një mjedisi të pastër, si dhe do të penalizojë me ndëshkime maksimale të gjithë ato subjekte që ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore", deklaroi Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit të Mjedisit.

Për rreth katër mijë inspektime të kryera për mbetjet urbane, ujrat e zeza, ndotja akustike dhe shfrytëzimin e inerteve lumore përgjatë 6 muajve të parë të vitit, numri i gjobave është 185 dhe 47 janë vendimet për pezullim dhe mbyllje aktivitetesh.

Gjobat e vendosura për periudhën janar-qershor 2012 janë si më poshtë:
Për mbetjet urbane dhe ndotjet bregdetare  janë venosur 66 gjoba me vlerë 39 200 000 lekë.
Per subjektet Industriale janë vendosur 46 gjoba me vlerë 14 720 000 lekë.
Për ndotjen akustike janë vendosur 56 gjoba me vlerë 2 240 000 lekë.
Inerte lumore + Gurore janë vendosur 17 gjoba me vlerë 7 930 000 lekë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate