11 luglio 2012

Zhurmat e lokaleve serish aksione nga inspektoret e mjedisit, pritet qe aksioni te perhapet dhe ne zonat bregdetare

Publikuar më 11/07/2012
Drejtori i Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati deklaroi para mediave se situata e krijuar nga zhurmat e lokaleve do të ndryshojë shumë shpejt.

Sipas tij, aksioni i kryer në fundjavë në Tiranë është vetëm fillimi i punës për të vënë para ligjit të gjithë ata që krijojnë shqetësim tek qytetarët.

Një tjetër pikë ku po fokusohen inspektorët e mjedisit janë dhe zonat bregdetare. Deshati tha se të enjten nis në Durrës monitorimi shkarkimeve të paligjshme të ujërave të zeza në det.

Ministria e Mjedisit ka kryer nga periudha janar-qershor rrethh 3990 inspektime në rang vendi, ku gjobat më të shumta janë vendosur për ndotjen brengdetare rreth 66 me vlerë 39 milionë e 200 mijë lekë dhe 56 gjoba për ndotjen akustike me vlerë 7 milionë e 930 mijë lekë.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047260856/titulli/Zhurmat-e-lokaleve-serish-aksione

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate