02 luglio 2012

LGI, tryezë për turizmin në Vlorë

Vlorë - Lëvizja e Gruas për Integrim ka organizuar në Vlorë një tryezë të rrumbullakët për problematikat e turizmit. Të ftuar në këtë tryezë ishin konsulli Italian në Vlorë, Sergio Strozzi dhe përfaqësues të biznesit. Në diskutim u shtrua nevoja e krjimit të një turizmi të qëndrueshëm, me investime dhe promovime.

"Në këtë diskutim kemi zgjedhur pikërisht Vlorën pasi për këtë qark është shumë i rëndësishëm turizmi dhe promovimi i tij. Është shumë e rëndësishme të themi që ne të gjitha së bashku do të bëjmë të mundur kombinimin e kësaj industrie me të gjitha industritë e tjera në mënyrë që të mos kemi vetëm një zhvillim të limituar dhe të njëanshëm", tha Klajda Gjosha, kreu i LGI.

Ndërsa konsulli Italian në Vlorë, Sergio Strozzi tha se është e rëndësishme që Shqipëria të ketë mbështetjen e vendit të tij në sektorin e turizmit, ku Italia është lider.http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41448

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate