02 luglio 2012

Gjirokastër, çelet festivali "Takime muzikore të dy botëve"

Gjirokastër - Nis në Gjirokastër edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy botëve". Ky është një projekt që ndërthur muzikën klasike me atë tradicionale, si dhe trashëgiminë fizike me atë shpirtërore. Edhe këtë vit vendi mikpritës do të jetë Kalaja, aty ku vlerat e kombit tonë do të takohen me vlerat e kulturave të tjera, aty ku do shkëmbehen eksperiencat, duke filluar që mbrëmjen e të shtunës. Drejtoresha e festivalit, Ilda Mara tha se të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja.http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41384

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate