09 luglio 2012

Krujë, 15 mijë vizitorë në muzetë e kalasë mesjetare

Krujë, 15 mijë vizitorë në muzetë e kalasë mesjetareKRUJE -08 Korrik 2012 - 20:23 Afro 15 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar gjatë dy muajve të fundit muzeun "Gjergj Kastrioti" dhe atë mesjetar, që ndodhen në mjediset e kalasë mesjetare të Krujës.

Burime zyrtare nga drejtoria e muzeve bënë të ditur se numri i turistëve pritet të rritet ndjeshëm gjatë muajve të verës, kur bashkë me turistët e huaj në kalanë e Krujës mbërrijnë mijra bashkëatdhetarë jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga Kosova e Maqedonia, të cilët jetojnë dhe punojnë në Evropën Perëndimore.

Sipas të njejtit burim, gjatë këtij viti vendin e parë ndër vizitorët e huaj e zenë polakët, grupe të mëdha të të cilëve pasi vijnë për pushime në Malin e Zi e kalojnë një ditë në Krujë dhe në mjediset e tij muzeale. Turistët nga Çekia shprehin më shumë interes për muzeun etnografik, të vendosur në një banesë karakteristike të vitit 1760, ndërsa belgët dhe në përgjithësi vizitorët që vijnë nga vendet perëdimore, joshen nga figura e Skënderbeut dhe muzeu kushtuar heroit tonë kombëtar.

Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet një rritje e numrit të turistëve nga Rusia, pas heqjes së regjimit të vizave mes dy vendeve, thanë burimet, që duke cituar burime nga ambasada e republikës së Rusisë në Tiranë shtuan se vizitat e tyre do të koordinohen nga agjenci të mirëfillta turistike. Që nga fillimi i këtij viti Muzetë e kalasë së Krujës janë vizituar nga 22.500 turistë vendas dhe të huaj.
(m.a/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate