
Tirana
bie në qetësi gjatë fundjavës.Kryeqytetasit i janë drejtuar detit në
mënyrë që ti shpëtojnë temperaturave të ditëve të fundit. Me
temperaturat e larta, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë shënuar mbi
35 gradë celsius, pjesa më e madhe e kryeqytetasve kanë preferuar që të
largohen drejt detit, disa vetëm për fundjavë e ndërsa një pjesë pasi
kanë marrë pushimet. Në rrugë qarkullojnë vetëm disa makina dhe në të
shumtën e rasteve janë makina me të sapomartuar të cilët janë të shumtë
gjatë verës.Ndërkohë që këmbësoret zgjedhin rrugët ku ka më shumë hije
dhe ata janë shumë të paktë. Edhe ata qytetarë që kanë qëndruar kanë
preferuar të kalojnë orët e nxehta ne ambiente të gjelbërta. E
megjithatë në javët në vijim pritet që kryeqyteti të ketë akoma më pak
banorë pasi merr pushimet edhe administrata. Kjo situatë është e njohur
për kryeqytetin, i cili vetëm gjatë shtatorit rigjallërohet, kur të
gjithë janë të relaksuar nga lodhja e vitit dhe pushimet. Ndërkohë,
zgjedhjet e shqiptarëve këtë vit vazhdojnë të jenë pikat turistike të
jugut, të cilat edhe dominojnë më shumë, por edhe pushimet jashtë vendit
nuk mbeten pas. Turqia mbetet sërish nga më të preferuarat, por nuk
mbetet pas edhe Greqia, Egjipti dhe së fundmi edhe Spanja. Kjo tregon se
një pjesë e mirë e kryeqytetasve dhe shqiptarëve preferojnë që për pak
ditë të jenë larg zhurmës së Tiranës. E sidomos kjo kur meteorologët
parashikojnë rritje të temperaturave me të pakët 3 gradë. I nxehti
afrikan që ka përfshirë Shqipërinë pritet që të ndjehet më shumë në
javën e dytë të korrikut pasi pritet që termometri të shënojë 40 gradë
celcius. Për të moshuarit e kryesisht për fëmijët, moti kaq i nxehtë do
të japë pasoja të menjëhershme. Pikërisht për këtë këshillat e mjekëve
janë kujdes ndaj ekspozimit në diell në orët e drekës dhe konsumimi sa
më shumë i lëngjeve.
më 08 Korrik 2012 http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047259920/titulli/Boshatiset-Tirana-kryeqytetasit-i-drejtohen-bregdetit#
Nessun commento:
Posta un commento