08 luglio 2012

Impianti i ujërave të zeza, drejt përfundimit projekti

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi ka inspektuar sot punimet për impiantin e e përpunimit të ujërave të zeza në qytetin e Durrësit. Punimet e impiantit janë drejt përfundimit dhe brenda pak javësh do të jetë tërësisht funskional
"Me një kapacitet përpunimi prej 60 mijë m3 ujë në ditë, prej nga ku përmes teknologjisë Astivated Sludge, ujërat e zeza shndërrohen në ujëra 98 përqind të pastra, ky impiant i parashikuar t'i shërbejë një popullate prej 250 mijë banorësh, ndërkohë që është lënë mundësia e zgjerimit të tij perspektiv, në përputhje me zhvillimet urbane të Durrësit dhe zonave përreth tij", tha ministri Olldashi. Investimi kap një vlerë prej 11 milionë eurosh, ndërsa po punohet edhe për trajnimin e stafit. Ai do të jetë i shtrirë në 70 ha tokë, dhe fillimisht do të përpunojë ujërat e zeza të Durrësit dhe brenda vitit të të gjithë zonës nga Ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait.

Korrik 08,2012 - 20:40

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate