08 luglio 2012

Turizmi në Vlorë, punohet për mirëmbajtjen e objekteve historike e fetare

Vlorë - korrik 7/2012
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë  ka marrë masa që kalaja e Porto Palermos, ajo e Kaninës dhe Manastiri i Zvërnecit të jenë në efiçencë të plotë për këtë sezon turistik. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Ymer Yzeiri tha se ky institucion është në gatishmëri për të mirëmbajtur ndërtesat e vjetra që ngjallin kuriozitet te vizitorët.

"Janë marrë të gjitha masat që këto objekte të jenë në eficencë të plotë, të jenë të vizitueshme të mos kemi probleme qoft nga pastërtia, qoftë nga rregulli dhe nga mirëmbajtja. Objektet që janë më të vizitueshme janë Manastiri i Zvërnecit, kalaja e Porto Palermos, muzetë në qendër të qytetit të Vlorës, muret e kalasë së vjetër pas monumentit të pavarësisë e Kalaja e Kaninës. Grupi i punës i ndërrmarjes tonë ka marrë masat e nevojshme. Kemi aplikuar me një projekt për të bërë rrethimin monumentit të Pavarësisë dhe për ta mirëmbajtur. E kemi bërë disa herë problem edhe në bashkin e Vlorës"- tha Yzeiri.

Sipas përfaqësuesëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare numri më i lartë i vizitorëve është në kalanë e Porto Palermos për vet faktin se kjo kala është e mirëmbajtur dhe është në gjendje të mirë përsa i përket infrastrukturës.

Festim Llanaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate