
"Kemi plazhin e Dhërmiut, plazhin e Himarës, plazhin e Borshit, të Velipojë, Shëngjinit, të Gjirit të Lalzit, Tales, që janë të kategorisë A, pra plazhe shumë të mira e të paprekura nga shkarkimi i ujrave të zeza. Nuk mund të them se Durrësit mbetet zonë e ndotur pavarësisht se kemi disa pika që vazhdojnë të jenë problematike siç është pjesa ngjitur te Kavalishenca, tek Prroi i Agait"- thotë Drejtor i Kontrollit të Mjedisit Alfred Deshati.
Deri tani inspektorët e Kontrollit të Mjedisit janë mjaftuar me gjoba ndaj subjekteve që shkarkojnë ujrat e zeza në det apo edhe për mbetjet urbane. Por sipas zyrtarëve të ministrisë nëse nuk reflektohet do të shkohet deri në propozime për shkarkim të drejtuesve të bashkive dhe komunave që shtrihen në zonat bregdetare.
"Për të gjitha rastet që do të konstatohet se kemi të bëjmë me shkelje apo krime mjedisore nuk do të mungojë iniciativa nga inspektorët tanë për të bërë kallzime penale, por edhe propozime deri tek kryeministri për shkarkimin e drejtuesve të pushtetit vendor të cilët nuk do të marrin masat e nevojshme për zonat administrative që menaxhojnë e administrojnë"- thotë Deshati.
Kontrollet në plazhet tona janë të përjavshme nga inspektorët e mjedisit, por jo në pak raste agjensitë rajonale nuk kanë gjetur bashkëpunim me drejtuesit vendorë që i përkasin Partisë Socialiste.
Taulanta Boja
Nessun commento:
Posta un commento