
Miqtë e tij thonë që ai është aq i apasioniuar pas modës, sa mjafton të shohë një kostum që i pëlqen në internet, dhe menjëherë merr avionin që të shkojë ta blejë. Por kaq maniak sa ç’është pas modës, me sa duket nuk e vret shumë mendjen për të zgjedhur një plazh për së mbari. Tani ne as që e vëmë në dyshim se ai pushimet e vërteta do t’i kalojë në vende të bukura, por ama ajo që dimë me siguri, është se fundjavën e kaluar ai dhe bashkëshortja e tij janë larë në ujërat aspak të pastra të detit Adriatik, pikërisht në Qerret.
Këtë vit të gjithë ata që kanë shkuar në këtë plazh, me siguri kanë parë që ndotja e ujit ka arritur një nivel të frikshëm, duke e tranformuar ngjyrën nga të kaltër në jeshile. Edhe ata që e kanë me të shpejtë, shkojnë në Durrës sa për të marrë rreze dhe ajër të pastër ose lahen në ndonjë pishinë. Mirëpo Blendi nuk ka rezistuar pa u futur në ujë. Shpresojmë të ketë bërë dush menjëherë pas banjës në det.
(m.a/panorama plus/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/metropol/2693/blendi-fevziu-pa-pretendime-lahet-ne-plazhin-e-durresit-95623.html
Nessun commento:
Posta un commento