10 luglio 2012

Kuzhina tironse pushuesit terhiqen nga tradicionalja

10 Korrik 2012
Të gjithë ata që zgjedhin rrethinat e Tiranës për të kaluar një ditë ndryshe, nuk mund të rrinë pa shijuar kuzhinën tradicionale të komunave përreth.

Gastronomia në këto anë, është bio, ajo merret direkt nga prodhimet e fshatit dhe më pas shërbehet në gatime tradicionale shqiptare dhe kuzhinë italiane mesdhetare. Secila komunë ka të vecantat e sja port ë përbashket, origjinalitetin si element të rëndësishëm të turizmit bashkëkohor.

Në lokalet në periferi të kryeqytetit serviren mishëra të kafshëve dhe shpendëve të egër të maleve përreth në varësi të sezonit të tyre, që ofrohen edhe në barbeky. Fruta, gjithashtu, sidomos nga pemët e fshatrave rrotull. Pak a shumë të gjitha restorantet kanë çmime të përafërta, të cilat mund t’i gjesh edhe me çmimet e restoranteve të nivelit të mesëm në Tiranë, edhe pse mjedisi që ofrohet në periferi është i një niveli të vërtetë turistik.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate