TIRANE 10 Korrik 2012 - 10:08 - “National Geographic" reklamon Shqipërinë në
një mënyrë tejet interesante. Ai u sugjeron turistëve të ndjekin gjurmët
e Lord Bajronit në vendin tonë. Duke e nisur artikullin në uebsajtin
për Ballkanin Perëndimor me vargjet e poetit anglez, përmendet udhëtimi i
famshëm i lordit në jugun e Shqipërisë më 1809-ën.
"Gjatë rrugës, ai kaloi nëpër një vend që nga shumë njerëz në atë kohë konsiderohej asgjë më shumë se një zonë moçalore dhe analfabete e Perandorisë Osmane, e sunduar nga një vezir despotik dhe e banuar nga fiset malore. Ajo çfarë Bajroni gjeti ishte toka e pavarësisë dhe shpirtit të papërkulur", - shënohet në uebsajt. Në këtë shkrim, shënohet se një tur i pabesueshëm me kalë ndjek rrugën që mori Bajroni nëpër male mes peizazheve të bukura të Luginës së Vjosës, përgjatë rrugës që ai bëri për të takuar me vezirin Ali Pasha në kalanë e tij në Tepelenë. "Gjatë një turi gjashtëditor, ku udhëtimi bëhet me kalë, ne do të prekim shkëlqimin e qytetit osman të Gjirokastrës, një Trashëgimi Botërore e UNESKO-s.
Gjithashtu do të kundrojmë bukurinë e kishës bizantine në Labovë të Kryqit. Dreka jepet në një manastir bektashi në periferi të Melenit, prej nga ku bëhej nisja më pas drejt grykës së Këlcyrës", - shkruhet mbi turin. Turi gjashtëditor iu premton turistëve të qëndrojnë nën hijen e Bajronit dhe të vështrojnë poshtë, nëpër ujërat që rrjedhin nga lumi Vjosë. Thjesht një udhëtim i “Lord Bajronit” dhe mënyra sesi ai e serviri këtë udhëtim në këngët e tij, do të bënin që fama e natyrës shqiptare dhe sidomos e një pashai që ai e kishte takuar dhe ishte treguar bujar me djaloshin pasionant të letrave të kalonte kufijtë. Studiues të asaj periudhe, por dhe njerëz të përfshirë nga detajet e mrekullueshme të historisë, nxjerrin në pah detaje të tjera interesante nga jeta e Bajronit, pas largimit nga Shqipëria.
Nëse u referohemi atyre pak të dhënave që gjenden në arkivat e ruajtura nga pasardhësit e poetit, ky i fundit jo vetëm që nuk e kishte harruar Shqipërinë, por vazhdonte të mbante korrespodencë me pashain shqiptar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Nessun commento:
Posta un commento