TIRANE
05 Korrik 2012 -
Biletat që ne përdorim vijnë nga Ministria e Kulturës. Që ne të japim
bileta ku shkruhet Qendra e Studimeve Albanologji-ke, duhet të bëjmë një
marrëveshje të re me këtë Ministri". Këtë sqarim na jep Ardian Marashi,
drejtues i Qendrës së Studimeve Albanologjike, sa i takon përdorimit të
biletave të para 1990-ës për vizitorët e Muzeut Arkeologjik në Tiranë.
Profesori nuk ndodhej në Qendër, kur ne iu drejtuam për ta pyetur mbi
këtë "çudi". Marashi ishte në një vizitë pune në Apoloni e megjithatë
pranon të na sqarojë përmes telefonit se si qëndron kjo punë. "Ato
bileta kanë ngelur siç kanë qenë më parë. Pavarësisht kohës që i
takojnë, kryejnë të njëjtin funksion. Vijnë nga Ministria e Kulturës si
biletë zyrtare", - na thotë ai. Kur e pyesim se përse nuk bëhen bileta
me "vulën" e Qendrës së Studimeve Albanologjike, Marashi na bën me dije,
se që të arrihet kjo, së pari duhet bërë një marrëveshje mes
institucionit që ai drejton me ministrinë përkatëse. "Nuk i është
kushtuar rëndësi, sepse kemi probleme pafund. Problemi i parë janë
vizitorët e paktë", - deklaron Marashi. Sipas tij, fitimet që merren nga
biletat aktualisht janë të pakonsiderueshme dhe nuk mjaftojnë që të
bëhen investime në këtë muze. "Vijnë shumë pak vizitorë. Veç kësaj, për
nxënësit e studentët, apo ata që vijnë në grupe, nga 100 lekë të vjetra
që është bileta, ajo ulet", - bën me dije drejtori i Qendrës. Po nëse
rritet çmimi? Kësaj pyetjeje ai i përgjigjet me skepticizëm, se "kjo
mund të çojë në uljen e numrit të vizitorëve". Sa i takon asaj çka ofron
vetë Muzeu, Marashi duket i pakënaqur. "Gjendja e tij nuk duket se
është fort tërheqëse, estetikisht e në paraqitje. Sigurisht ka nevojë
për investim, çka nuk mund të bëhet me këtë numër vizitorësh", - thotë
ai. Pyetjes se sa është numri i vizitorëve në vit, që të bëjmë një
përllogaritje të thjeshtë, ai nuk di t'i përgjigjet. "Nuk mund të them
se sa është numri, sepse duke mos qenë në zyrë, nuk kam një listë
përpara", - thotë ai, e madje na drejton për tek Administrata që ne të
pyesim në emër të tij për këtë shifër. Për fat të keq, nuk mund ta
marrim këtë informacion, sepse në zyrat e Administratës nuk gjejmë njeri
që të na e japë këtë informacion.
Komiteti dhe biletat e tij
Auron Tare, në një shkrim botuar në numrin e djeshëm të "Gazeta Shqiptare", publikon biletat që përdoren për vizitorët e Muzeut Arkeologjik. Në to shkruhet "Komiteti i Kulturës dhe Arteve". Ky i fundit nuk ekziston më si institucion, por funksiononte para vitit 1990. Auron Tare, për të bërë me dije se cili qe funksioni i këtij Komiteti, citon sqarimin e Artan Lames: "Komiteti i Kulturës dhe Arteve ka qenë Institucioni përgjegjës për Kulturën dhe Artet në kohën e komunizmit. Pra një lloj Ministrie e Kulturës së asaj kohe. Ky institucion nuk funksionon më që prej 1990-ës". E megjithëse ky Komitet i Kulturës dhe Artit, është shkrirë e harruar pas ardhjes së sistemit pluralist më 1990-ën e nuk funksionon që prej 20 vjetësh, biletat që ai përdorte, ne i kemi trashëguar, për të njëjtin funksion që ato kryenin më shumë se dy dekada më parë. Për të ardhur keq është se nëse kemi trashëguar biletat, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për numrin e vizitorëve, çka sipas Marashit ka njohur ulje të konsiderueshme.
Punonjës pranë QSA-së thonë se Muzeu duket si i harruar sot, ndërsa kujtojnë jo pa keqardhje kohët kur ai kishte dhjetëra e dhjetëra vizitorë. Ata shtojnë se aktivitetet në të dikur qenë më të shumta e kësisoj ishte më tepër në qendër të vëmendjes. Sot, 20 vite pas fillimit të rënies së shkëlqimit të tij, Muzeu Arkeologjik është një institucion me pak të interesuar për të. Përpos kësaj, duke konfirmuar pa dijeni edhe fjalët e Marashit, ata thonë se ka nevojë për investime, se, edhe disa prej llambave që bëjnë dritë nuk punojnë si duhen. Po si të shtohen vizitorët? "Dikur, pas ekspeditave arkeologjike, organizoheshin ekspozita të objekteve të gjetura", na thotë një arkeolog, i cili shpreh edhe keqardhjen se kjo nuk bëhet më sot.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)Nga: FATMIRA NIKOLLI

Nessun commento:
Posta un commento