Udhëtime shtegtimi dhe zbulimi përmes natyrës së bukur shqiptare
Bazuar në potencialet e saj natyrore Shqipëria ofron mundësi shumë të mira për organizim e udhëtimeve shtegtuese dhe zbulimore. Shumë prej këtyre udhëtimeve mund të organizohen edhe në kombinim me vendet fqinje, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. Ndër to po ofrojmë dy itinerare si më poshtë:- Koha e udhëtimit: Prill – Shtator, në bazë të kërkesave të klientëve
- Gjatësia e itinerarit me autobus: 850 km
- Numri i pjesëmarrësve: Minimum 8 Persona. Maksimumi 16 Persona
Itinerar 1: Veriu i Shqipërisë, Mali i Zi dhe Kosova
Dita 1: Tiranë – Shkodër
Pas mbërritjes në Rinas udhëtohet drejt Lezhës dhe Shkodrës. Në varësi të kohës në
dispozicion vizita e parë do të ishte zona natyrore Ishul Lezhë –
Kune-Vaini – Shëngjin. Eshte nje zone shume e pasur natyrore me
ekositeme te ndryshme lagunore dhe detare, në të cilat rritet edhe një
botë e pasur shtazore (zogj, lepuj, fazanë) dhe lloje të ndryshme
peshqish. Nga Shëngjini kthehemi në Lezhë dhe vazhdojmë drejt Shkodrës,
ku në hyrje të qytetit merret rruga djathtas për në kalanë e Rozafës.
Më pas udhëtojmë në qytetin e sotëm të Shkodrës dhe pasi të njihemi me
pjesët më karatreristike të qytetit, rehatohemi në hotel Europa, në
qendër të qytetit.
Dita 2: Në Alpet Shqiptare
Nisja
nga Shkodra drejt Koplikut dhe nga këtu marrim rrugën djathtas
përgjatë Përroit të Thatë drejt Razmes. Razma është një nga qendrat më
të rëndësishme natyrore dhe klimaterike të Veriut të Shqipërisë. Pas
Razmës destinacioni ynë do të jetë Thethi. Në Theth do të qëndrojmë 2
netë në një shtëpi karakteristike e organizuar në formën e një hani mes
gjelbërimit, thellësisë së maleve dhe ushqimit bio.
Dita 3: Stegtim në gjirin e natyrës së bukur të Alpeve Shqiptare
E
gjithë dita do ti kushtohet shtegtimit për në vendet më të bukura të
Thethit, si drejt ujvarës, kanionit, burimit të kaltër etj.
Dita 4: Udhëtim në bukuritë e Malit të Zi
Pas
kthimit në Koplik, rruga jonë do të vazhdojë drejt Potgoricës,
kryeqytetit të Malit të Zi dhe pasi të kemi vizituar objektet më të
rëndësihme të qytetit do të vazhdojmë rrugën drejt Kolashinit. Mes
bukurisë së veçantë natyrore të Kolashinit ne do të kalojmë natën në
njërin nga hotelet më të mira të qytetit.
Dita 5: Kosova
Pak
kilometra pasi kemi lënë Kolashinin do të vizitojmë parkun kombëtar
Biogradska Gora, njërin nga më të bukurit të gjithë rajonit. Më tej
udhëtimi do të vazhdojë përmes bukurive natyrore të Rozhajës për të
mbërritur në qytetin e Pejës në Kosovë. Nga Peja udhëtimi do të vazhdojë
drejt qytetit të Prizrenit, në të cilin do të vizitohen objektet më të
rëndësishme historike dhe kulturore të këtij qyteti. Mbrëmja dhe nata
në Prizren ofrojnë një atmosferë shumë të këndëshme.
Dita 6: Rikthim në Alpet Shqiptare
Pas
largimit nga Prizreni dhe vizitës së Pazarit të Vjetër (Çarshisë) së
Gjakovës futemi në Shqipëri përmes qafës së Morinës dhe mbërrijmë në
qytetin e Bajram Currit. Më tej udhëtojmë përgjatë luginës së Valbonës,
ku do të shijoni bukuri të rralla të natyrës alpine shqiptare. Në
mbrëmje kthemi dhe kalojmë natën në hotel Vllazërimi në qendër të
qytetit të Bajram Currit.
Dita 7: Stegtim përgjatë luginës së Valbonës
Kjo
ditë do ti kushtohet e tëra shtegtimeve në drejt bukurive natyrore të
luginës së Valbonës. Janë disa itinerare shtegtimi që mund të
realizohen, si: ngjitja drejt liqeneve akullnajore; drejt Ujvarës dhe
burimit të Qafë Valbonës; ngjitje në male etj. Në mbrëmje kthemi dhe kalojmë natën në hotel Vllazërimi në qendër të qytetit të Bajram Currit.
Dita 8: Nga Alpet përmes luginës së Drinit drejt Krujës dhe Tiranës
Kjo
ditë fillon herët me udhëtimin piktoresk me target nga Fierza për në
Koman. Më tej udhëtimi ynë vazhdon me autobus drejt Lezhës dhe Krujës.
Kruja përbën qendrën e kristalizimit të qëndresës shqiptare nën
udhëheqen e Shendërbeut kundër pushtuesve osmanë në shekullin e XV.
Objekt vizitash do të jenë Pazari i Vjetër i qytetit, Muzeu Kombëtar i
Skënderbeut dhe Muzeu Etnografik. Pas Krujës udhëtojmë drejt Tiranës dhe
para se të rehatohemi në hotel bëjmë një udhëtim me autobus për të
parë objektet më të rëndësishme të qytetit. Ndërsa pas darkës një
shëtitje në Bllok, në të cilin deri në vitin 1991 jetonin udhëheqësit
më të rëndësishëm të sistemit komunist, ndësa sot gumëzhin nga zhrma e
të rinjve, muzika dhe lokalet lluksoze.
Dita 9: Largimi nga Shqipëria
Udhëtimi për në aeroport dhe largimi nga Shqipëria, me sigurinë se do të shihemi përsëri!
Çmimi për person 730 Euro ( për dhoma teke + 190 euro). Në çmim përfshihen:
- Kostot e organizimit dhe shoqërimit të udhëtimit
- 8 netë fjetje me mëngjes
- Dhoma dyshe me ËC dhe dush
- Udhëtimi me autobus në dispozicion për të gjitha ditët e udhëtimit
- 8 dreka ose darka në restorante tradicionale
- Udhëtimi me traget Fierzë-Koman
Nessun commento:
Posta un commento